AKTUALE

Isen Shabani: 29 Korriku mbetet datë e pashlyeshme në historinë tonë kombëtare

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, përkujtoi sot me nderim dhe mirënjohje dëshmorët Tahir Sinani, Naser Ademi, Brahim Ademi, Hisë Fazliu dhe Hyrë Emini, të cilët më 29 korrik ranë heroikisht në Tanushë të Malësisë së Gostivarit, duke sakrifikuar jetën për lirinë dhe dinjitetin e popullit shqiptar.

Shabani theksoi se 29 Korriku mbetet një datë e pashlyeshme në kujtesën kombëtare, ndërsa sakrifica e dëshmorëve është dëshmi e guximit, përkushtimit dhe idealit për liri.

“Sot përulemi me respekt para veprës së tyre të pavdekshme. Sakrifica e Tahir Sinanit dhe bashkëluftëtarëve të tij na kujton se liria nuk ishte dhuratë, por u fitua me gjakun e bijve më të mirë të kombit. Është detyrë e të gjithëve që ta ruajmë këtë amanet dhe ta përcjellim te brezat e rinj,” u shpreh kryetari Shabani.

Në përfundim, ai shprehu mirënjohjen më të thellë për të gjithë dëshmorët dhe veteranët e luftës, duke theksuar se kujtimi dhe vepra e tyre do të mbeten përherë frymëzim për të ardhmen.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit! Respekt i përhershëm për çlirimtarët!

Ja postimi plotë:

Ka data që nuk i zbeh koha. 29 Korriku është njëra prej tyre.

Sot kujtojmë me krenari dhe respekt dëshmorët e lirisë Tahir Sinani, Naser Ademi, Brahim Ademi, Hise Fazliu dhe Hyrë Emini, të cilët në Tanushë të Malësisë së Gostivarit dhanë jetën për idealin më të lartë, lirinë e popullit të tyre.

Sakrifica e tyre është një kujtesë e përhershme se liria nuk ishte dhuratë, por rezultat i guximit dhe flijimit të bijve më të mirë të kombit. Është detyrë e secilit prej nesh që këtë sakrificë ta ruajmë me respekt dhe ta përcjellim brez pas brezi.

Lavdia u takon të rënëve, respekti çlirimtarëve! 🇦🇱

Banner

Related posts

VMRO-DPMNE kundërshton Mexhitin: Në ASHAM ka shkencëtarë nga bashkësitë e ndryshme etnike

Gjyla Halili

Aggeler: Do t’i ndjekim nga afër zgjedhjet, do të shohim nëse ka ndërhyrje nga jashtë

Gjyla Halili

Fillojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale! Mexhiti kërkon që Taravari të dalë nga qeveria

Gjyla Halili