Një ditë para mbajtjes së Kuvendit të Bashkimit, lideri i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, ka përcjellë një mesazh me tone të forta politike, duke vënë në pah rëndësinë e guximit, vendosmërisë dhe vizionit për të ardhmen.
“Guximtarët bëjnë histori, ndërsa të tjerët merren me ata që e bëjnë historinë! 😉”, ka shkruar Gjeloshaj, në një mesazh që vjen në prag të një momenti të rëndësishëm për subjektin politik që ai drejton.
Me këtë mesazh, Gjeloshaj vë theksin te veprimi dhe përgjegjësia për të marrë vendime që përcaktojnë të ardhmen, në vend të përqendrimit te debatet dhe komentet për ata që ndërmarrin hapa politikë.
Kuvendi i Bashkimit pritet të jetë një moment me rëndësi për rrugëtimin e Forumit Shqiptar, ndërsa mesazhi i Gjeloshajt shoqërohet edhe me sloganin politik të subjektit:
“Forumi Shqiptar – Shqiptarët e bashkuar drejt Evropës!”
