AKTUALE

ERKAN ARIFI, I DELEGUAR I ALI AHMETIT, MORI PJESË NË KUVENDIN E FORUMIT SHQIPTAR NË TUZ – MESAZH PËR BASHKIM DHE BASHKËPUNIM POLITIK

Erkan Arifi, nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe kryetar i Komunës së Likovës, mori pjesë në Kuvendin e Forumit Shqiptar, të mbajtur në Tuz, si i deleguar i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Kuvendi shënoi një moment të rëndësishëm në organizimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi, ku partitë kryesore shqiptare bashkuan forcat në një subjekt të vetëm politik, me synimin për të ndërtuar një platformë të përbashkët për përfaqësimin dhe avancimin e interesave të shqiptarëve.

Pjesëmarrja e Erkan Arifit në këtë ngjarje, në emër të kryetarit Ali Ahmeti, përfaqëson një prani institucionale të BDI-së në një proces të rëndësishëm të bashkimit politik shqiptar në Mal të Zi.

Gjatë kuvendit, Nik Gjeloshaj u zgjodh kryetar i Forumit Shqiptar, Ivan Ivanaj zëvendëskryetar i parë, ndërsa Artan Çobi zëvendëskryetar i dytë. Në të njëjtën kohë, Ferhat Dinosha u zgjodh kryetar nderi i Forumit Shqiptar.

Bashkimi i subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi synon të krijojë një përfaqësim më të koordinuar politik, të forcojë bashkëpunimin ndërmjet shqiptarëve në të gjitha trevat dhe të avancojë çështjet që lidhen me të drejtat kombëtare, përfaqësimin institucional dhe zhvillimin e komunitetit shqiptar.

Ky organizim përfshin një hapësirë të gjerë shqiptare, nga Malësia, Ulqini, Kraja dhe Ana e Malit, deri në Tiv ar, Plavë, Guci e Rozhajë, duke ruajtur gjithashtu lidhjet me diasporën.

Prania e përfaqësuesve politikë nga rajoni në këtë kuvend dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe më gjerë, veçanërisht në proceset që synojnë forcimin e pozitës dhe përfaqësimit të shqiptarëve.

Mesazhi që shoqëroi pjesëmarrjen e Arifit ishte i qartë: më shumë bashkim, më shumë përfaqësim dhe më shumë bashkëpunim në shërbim të interesave shqiptare.
❤️🇦🇱 UNITETI ËSHTË FUQIA JONË!

Banner

Related posts

Kasami: VLEN nuk bëhet pjesë e Qeverisë pa ndryshimet kushtetuese

Gjyla Halili

LSM: Është e turpshme që në shekullin e 21-të të lutemi për pagë, ditët në vijim do të radikalizojmë protestën

Gjyla Halili

Takim i BDI-së në Saraj: Fokus në organizimin e brendshëm dhe zhvillimet politike

Gjyla Halili