AKTUALE

Ivan Ivanaj zgjidhen zëvendëskryetar i parë i Forumit Shqiptarë

Kuvendi i Forumit Shqiptar, i mbajtur në Tuz, shënoi një moment të rëndësishëm në organizimin dhe konsolidimin e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Mal të Zi.

Në këtë kuvend, Nik Gjeloshaj u zgjodh kryetar i Forumit Shqiptar, ndërsa Ivan Ivanaj u zgjodh zëvendëskryetar i parë dhe Artan Çobi zëvendëskryetar i dytë. Ferhat Dinosha mori titullin e kryetarit të nderit të këtij subjekti politik.

Gjatë punimeve të kuvendit u miratuan dokumentet programore dhe statutare, si dhe u përcaktuan organet drejtuese të Forumit Shqiptar.

Forumi Shqiptar synon të jetë një platformë e përbashkët për përfaqësimin e shqiptarëve nga Malësia, Ulqini, Kraja, Ana e Malit, Tivari, Plava, Gucia, Rozhaja dhe të gjitha trevat e tjera shqiptare në Mal të Zi, duke mbajtur një lidhje të vazhdueshme edhe me diasporën.

Në deklaratën e publikuar pas kuvendit, u theksua se arritjet e deritanishme, si fitimi i statusit të komunës së pavarur të Tuzit, forcimi i përfaqësimit institucional dhe realizimi i projekteve zhvillimore, përbëjnë themelet mbi të cilat do të ndërtohet veprimtaria e ardhshme.

Forumi Shqiptar bëri të ditur se do të vazhdojë angazhimin për integrimin evropian të Malit të Zi, barazinë e qytetarëve, decentralizimin dhe avancimin e të drejtave të popujve pakicë.

Kuvendi në Tuz shënoi kështu fillimin e një etape të re organizative, me synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe përfaqësimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi.

Banner

Related posts

Policia liron Jozin pas incidentit që ndodhi live në BBVA

Gjyla Halili

Klubi i Futbollit Balkan Eagles, Tuz-Malësi,  shpreh mirënjohje publike për rastin heroik të mbrojtësit të skuadrës sonë Arben Nikprelaj.

Gjyla Halili

BDI fton partitë shqiptare që janë pjesë e qeverisë, për zgjedhje të parakohshme

Gjyla Halili