AKTUALE

BDI fton qytetarët në shënimin e 24-vjetorit: “Hajde edhe ti!”

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të shënojë sot 24-vjetorin e themelimit të saj me një manifestim festiv në Parkun e Qytetit në Shkup, te Guaca, duke filluar nga ora 18:00.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë anëtarë, simpatizantë dhe qytetarë të shumtë, të cilët do të kujtojnë rrugëtimin, angazhimin dhe sukseset e përbashkëta të BDI-së gjatë më shumë se dy dekadave të veprimit politik.

Organizatorët theksojnë se përvjetori i 24-të paraqet një mundësi për të reflektuar mbi arritjet e deritanishme dhe për të riafirmuar përkushtimin ndaj vlerave dhe objektivave që kanë udhëhequr partinë ndër vite.

Me moton “Krejt kanë ardhë, hajde edhe ti!”, BDI fton qytetarët që t’i bashkohen festimit dhe të bëhen pjesë e kësaj dite të veçantë për partinë dhe mbështetësit e saj.
📍 Parku i Qytetit, Shkup – te Guaca
🕕 Ora 18:00
📅 5 Qershor 2026 (e premte)

Ja postimi plotë:

Krejt kanë ardhë, hajde edhe ti në BDI!

🎉 BDI shënon 24-vjetorin e themelimit të saj!

Bashkohu me ne në këtë ditë të veçantë për të kujtuar rrugëtimin, angazhimin dhe sukseset e përbashkëta të Bashkimit Demokratik për Integrim.

📍 Parku i Qytetit, Shkup, tek Guaca
🕕 Ora 18:00
📅 5 Qershor 2026 (e premte)

Le ta festojmë së bashku 24-vjetorin e forcës politike që ka lënë gjurmë në historinë moderne të shqiptarëve dhe të vendit.

Krejt kanë ardhë, hajde edhe ti!

Banner

Related posts

Do përdoren edhe dronë – MPB garanton plotësisht sigurinë e qytetarëve në drejtim të zbatimit të “Zgjedhjeve Lokale 2025”

Gjyla Halili

“5 mijë euro për ta takuar Blendi Fevziun”, reagon gazetari i njohur

Gjyla Halili

SKANDAL/ Deputetët e VLEN-it, mundësojnë kuorum për miratimin e Ligjit për Branitellat. Blerim Bexheti kerkon pauzë

Gjyla Halili