AKTUALE

BDI Kërçovë kundër deklaratave të Qokut: Sulmet ndaj Ali Ahmetit janë sulme ndaj vlerave të luftës çlirimtare

BDI – Dega Kërçovë reagon ndaj deklaratave të fundit të Bekim Qokut, të cilat i konsideron si një vazhdimësi të sulmeve ndaj figurave dhe vlerave të luftës çlirimtare shqiptare.

Sipas Degës së BDI-së në Kërçovë, deklaratat e Qokut dëshmojnë një qasje të papranueshme ndaj kontributit të atyre që sakrifikuan dhe luftuan për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve.

Në veçanti, reagimi ndalet te referencat ndaj liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, duke theksuar se ai ishte ndër veprimtarët që u përballën me regjimet e kohës në përpjekje për liri dhe barazi.

“Për ne është e papranueshme që sot të vihet në pikëpyetje angazhimi dhe sakrifica e atyre që ishin pjesë e proceseve çlirimtare. Historia e shqiptarëve është ndërtuar falë përkushtimit të burrave dhe grave që nuk pranuan nënshtrimin dhe luftuan për dinjitet kombëtar”, thuhet në reagimin e BDI-së – Dega Kërçovë.

Nga kjo degë vlerësojnë se deklaratat e tilla nuk i shërbejnë debatit politik dhe as interesit qytetar, por synojnë të zhvlerësojnë figurat dhe ngjarjet që kanë shënuar historinë moderne të shqiptarëve.

BDI – Dega Kërçovë rithekson respektin për të gjithë pjesëmarrësit e luftërave çlirimtare dhe vlerat mbi të cilat janë ndërtuar liria, barazia dhe përfaqësimi politik i shqiptarëve.

Ja postimi plotë:

Mbetja jugosllave, Bekim Qoku, më në fund e ka shprehur dëshirën e tij të kahmotshme: që udhëheqësi i dy luftërave çlirimtare, Ali Ahmeti, të ishte burgosur nga regjimi i atëhershëm jugosllav.

Aspak çudi!

Bekim Qoku dhe soji i tij i mbetjeve jugosllave, si këtu ashtu edhe në Kosovë, për Ali Ahmetin dhe çlirimtarët dëshirojnë edhe më keq se burgun. Ata i duan vetëm çlirimtarët e vdekur.

Për këtë kategori njerëzish të nënshtruar, ka qenë e paimagjinueshme që, në kohën kur ata i thurnin lavde regjimit jugosllav dhe i kushtonin poezi shokut Tito, dikush të kishte guximin ta kundërshtonte atë regjim, e aq më pak t’i dilte përballë me pushkë në dorë.

Por ja që shqiptaria ka pasur edhe burra të tillë. Nuk kanë qenë të gjithë vazalë të nënshtruar si Qoku me shokë. Ndër ata që ia kthyen pushkën regjimeve antishqiptare ishte edhe Ali Ahmeti, bashkë me Jasharajt, Haradinajt, Lladrovcët, Kodrat dhe mijëra bij e bija nënash shqiptare, të gatshëm të jepnin edhe jetën vetëm e vetëm që të mos jetonin të nënshtruar.

Por dëshirën për liri nuk mund t’ia shpjegosh dikujt që është mësuar të jetojë si vazal. Prandaj edhe sot, në kohën kur UÇK-ja i ka bërë shqiptarët zot në tokën e tyre, këta pengje të së kaluarës jugosllave ende nuk arrijnë të çlirohen nga mendësia e robit dhe vazhdojnë të kërkojnë padronin e radhës.

Vazalë të Titos dje, vazalë të Mickoskit sot.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi pritet krahë hapur nga banorët e Bozovcës, ankohen se komuna i ka haruar se janë pjesë e saj

Gjyla Halili

Dobërdolli i Negotinës tani më ka vendosur, plus katër për Isen Shabanin

Gjyla Halili

U MBAJT MBLEDHJE E KUVENDIT TË BFI-SË

Gjyla Halili