AKTUALE

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti takoi Steinar Hoel Korsmo, drejtues i Seed Forum Global

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot priti në një takim pune një delagacion të Organizatës globale për mbështetjen e sipërmarrjeve – SEED, të kryesuar nga themeluesi dhe drejtuesi i saj, Steinar Hoel Korsmo.

Gjatë takimit, ku të pranishëm ishin edhe sipërmarrësit Islam Poliku dhe Isamet Bakiu, investitorë nga Norvegjia, u diskutua rreth mundësisë së tërheqjes së investitorëve nga kjo organizatë në tregun e Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh se ky rrjet investitorësh zhvillon programe në mbi 50 shtete të botës, duke siguruar çasje në financimin e kapitalit privat, NË VENÇANTI PËR KRIJIMIN E BIZNESE TË REJA, (start-ups) dhe bizneseve në ngritje (scale-ups).

Themeluesi Steinar Hoel Korsmo informoi se Organizata globale për mbështetjen e sipërmarrjeve – SEED që nga viti 2002, ka operuar më shumë se 130 projekte donatorësh në Rajonin Nordik dhe Baltik të Evropës, Evropën Qendrore Lindore, Ballkanin Perëndimor, Kinë, Azinë Juglindore, Afrikën Lindore dhe Amerikën Latine. Kjo, sipas tij ka evoluar programe të shkëlqyera sipërmarrjeje, si rrjeti i qendrave të inovacionit i-HUB, Rrjetet e Engjëjve të Biznesit, komercializimin e teknologjive dhe trajnimin për sipërmarrjen e të rinjve, ndërsa tha se qëllimi i tyre është përfshirja e start-ups dhe scale ups kompanive nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Programin Global të Forumit Seed.

Zëvendës kryeministri i Parë Mexhiti në takim tha se qeveria është e përkushtuar në tërheqjen e investimeve të huaja, dhe veçanërisht të praktikave pozitive në tregun e Maqedonisë së Veriut, ndërsa hapja e një qendre në Shkup, do të kontribon në ndihmë gjatë hapjes së sipërmarrjeve të reja dhe krijon mundësi investimi në kompanitë jashtë shtetit.

Banner

Related posts

Në Shtip në votim deri në orën 9 kanë dalë 5,27 për qind e votuesve

Gjyla Halili

Ndërprerja e punimeve për kanalizimin Zajaz-Drugovë, Dehari: Kam folur me Izet Mexhitin, Ministria e Mjedisit do ta marrë përsipër pjesën e dytë

Gjyla Halili

KSHZ kërkon që të mundësohet votimi edhe me dokumentet e vjetra

Gjyla Halili