AKTUALE

Lindon Gjelaj pret në takim Dr. Pashko R. Camaj

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ka pritur në takim profesorin, autorin dhe studiuesin Dr. Pashko R. Camaj, i cili njëkohësisht është Sekretar i Përgjithshëm i Federatës PanShqiptare „Vatra” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit, Dr. Camaj i dhuroi kryetarit Gjelaj librin e tij „Porosia e Kullës”, një vepër me vlera të veçanta kulturore dhe studimore, e cila pasqyron trashëgiminë dhe kujtesën historike shqiptare.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe u vlerësua si një mundësi e mirë për shkëmbim mendimesh mbi kulturën, identitetin dhe ruajtjen e trashëgimisë kombëtare.

Ja postimi plotë:

🇦🇱 Kisha kënaqësinë të pres në takim profesorin, autorin dhe studiuesin Dr. Pashko R. Camaj, i cili njëherësh është Sekretar i Përgjithshëm i Federata PanShqiptare „Vatra” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, Dr. Pashko R. Camaj më dhuroi librin e tij, „Porosia e Kullës” një vepër me vlera të veçanta kulturore dhe studimore, që pasqyron trashëgiminë dhe kujtesën tonë historike.

LGJ

Banner

Related posts

BASHKËSIJA SHQIPTARE E SLLAVONIS DHE BARANJËS

admin

Konkurse për punësime në disa ministri dhe institucione tjera shtetërore

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

admin