AKTUALE

Luan Veliu: Dorëheqja e Ali Ahmetit do të ishte shkatërrim i themeleve të Kosovës dhe vrasje e dytë e Dëshmorëve tanë

Atdhetari i njohur Luan Veliu ka reaguar ashpër ndaj kërkesave të fundit për dorëheqjen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, duke i cilësuar këto thirrje si një tentim për të rrënuar themelet e lirisë dhe të shtetit të Kosovës.

Në reagimin e tij publik, Veliu thekson se Ali Ahmeti është biri i popullit të mbijetuar, vëllai i atyre që sakrifikuan gjak, mund dhe jetë për çlirimin dhe bashkimin kombëtar.

“Të dorëhiqet Ali Ahmeti, është kërkesë të kthehemi mbrapa, të shkelim mbi varret e Dëshmorëve në Iliridë dhe të heqim dorë nga themelet e shtetit të pavarur të Kosovës, që rrezaton shqiptarët me dije e dritë”, — deklaron Luan Veliu.

Ai shton se zërat që nxisin dorëheqjen e liderit të BDI-së janë përkrahës të ideologjive që dikur thërrisnin ‘Kosovo e Serbija’ dhe ‘gasni komori za shiptari’, duke rikujtuar periudhat e errëta të shtypjes ndaj shqiptarëve.

“Ali Ahmeti nuk zëvendësohet, ai lartësohet bashkë me rininë nga të gjitha trevat shqiptare”, — përfundon mesazhin e tij atdhetari Luan Veliu.

Banner

Related posts

Drejtoria e Doganave të RMV-së parandaloi përpjekjet për kontrabandë ilaçesh dhe furnizime mjekësore

Gjyla Halili

Deputeti i “Frontit Europian” takon Presidentin Erdogan

Gjyla Halili

Nisja e vitit shkollor, Luiz Ejlli habit të gjithë me gjestin ndaj nxënësve të fëmijëve të shtëpisë “Zyber Hallulli” (Foto)

admin