AKTUALE

Ash: Mickoski dhe Filipçe i ndanë sferat e interesit dhe u pajtuan ta ngulfatin drejtësinë

Në deklaratat pas takimit të sotëm skandaloz, kryeministri Hristijan Mickoski dhe lideri i SDSM-së, Venko Filipçe, konfirmuan të gjitha dyshimet tona dhe dolën në shesh planet e tyre.
Janë dakorduar që të formojnë grupe pune në tre sfera që lidhen, i tangojnë ose kanë interes dy liderët në fjalë. Do të përgadisin reformën në Shëndetësi, sferë interesi e Venko Filipçes ku do të anashkalohet ministri aktual, Arben Taravari, në Energjetikë, sferë interesi e Hristijan Mickoskit, padronit të hidrocentraleve dhe në fund, “drejtësisë” ku Filipçe dhe Mickoski kanë interes të përbashkët për të shpëtuar njëri-tjetrin nga përgjegjësia për Koçanin, Spitalin Modular në Tetovë, Besa Trans, Durmo Turs dhe tragjëdi e skandale të tjera që kanë ndodhur në vend.
Kjo marrëveshje është kryekëput përjashtuese për shqiptarët, duke mos i trajtuar aspak as “partnerët” e tyre shqiptarë në Qeveri. Kjo marrëveshje është edhe kundër qytetarëve, për t’ua fshehur atyre të vërtetën për çdo rast, për ta kapur sistemin, për ta instaluar diktaturën pasi ka kohë që e kanë kapur opozitën maqedonase dhe për ta rrënuar çdo të arritur të deritanishme.
Pas këtij takimi çfarë do të ndodh me rigjykimin e tragjëdisë me Spitalin Modular në Tetovë, kur njeriu më përgjegjë për atë spital do të udhëheq procesin reformues në emër të “drejtësisë”?

– Aleanca për Shqiptarët –

***

Banner

Related posts

Mickoski: Procesi i largimit të kompanive të huaja do të tejkalohet

Gjyla Halili

Mark Gjonaj në krye të organizimit: Bronx-i vishet kuqezi për ndeshjen Kosovë–Turqi

Gjyla Halili

26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, do të mbahet ceremoni në kazermën “Adem Jashari”, Kuvendi mban seancë solmene

Gjyla Halili