AKTUALE

Ismaili: I dëbuat ADN-në e BDI-së dhe sollët parashutistë

Banner

Mos ndillni përçarje tek të rinjtë dhe të rejat, tek aktivistët e sinqertë dhe tek ata që kanë besuar me vite në idealin e BDI-së!
Fajtorët nuk janë ata që dhanë gjithçka në terren, por ata që i nënçmuan, i përulën dhe i përjashtuan njerëzit që qëndruan besnikë ndaj vlerave dhe vizionit të Ali Ahmetit.

Janë ata që harruan se BDI nuk është parti e interesave të përkohshme, por lëvizje që u ndërtua mbi sakrificë, ideal dhe gjak.
Mos u mashtroni nga ata që sot përpiqen të mbulojnë dështimet me arsyetime boshe sepse të gjithë e dimë kush punoi me zemër dhe kush erdhi si “parashutist”.

Aktivistët tanë kanë qëndruar stoikë edhe kur janë nënvlerësuar, vetëm për hir të së mirës së përgjithshme, për hir të idealit kombëtar dhe mbi të gjitha për hir të Komandantit.

Andaj, para se të gjykoni apo të përjashtoni, reflektoni!
Mos e humbni besimin e rinisë që ju dha shpirtin, energjinë dhe zemrën.

Kjo nuk është humbje e rinisë së BDI-së kjo është një thirrje për ndryshim, për pastrim dhe për ringritje politike.
Sepse BDI ka qenë dhe do të mbetet e fortë vetëm kur qëndron me njerëzit e vet, jo kundër tyre.

Me respekt;
Kryetari i këshillit mbikqyrës – Forumi Rinor; Dega Tetovë.

Related posts

Memet Neziri do të jetë bartës liste i AKI-t në Zhelinë, Emir Sulejmani: Zëri i popullit do të përfaqësohet nga njerëz të ndershëm

Gjyla Halili

Rivotimi/ Arben Zeqiri: VMRO, VLEN dhe LSDM kundër faktorizimit historik të shqiptarëve

Gjyla Halili

MPB me thirrje për maturantët: Festoni pa makina, alkool dhe lëndë narkotike

Gjyla Halili