AKTUALE

Hoti thotë se po e shqyrton mundësinë e kandidimit për kryetar të LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka treguar ambiciet e tij për ta udhëhequr partinë.

Ai të mërkurën ka deklaruar se është duke e menduar mundësinë për të garuar për të parin e partisë.

“Jam duke u menduar. Nuk kam vendosur të garoj ende, por nuk kam vendosur as të mos garoj. Ende jam duke e menduar”, është shprehur deputeti në T7, teksa është pyetur nëse ka ambicie për të garuar për kryetar të LDK-së.

“Nuk e kam vendosur ende, sepse nuk mund ta vendosi pa u krye zgjedhjet në degë, e mandej të caktohet Kuvendi”, ka thënë tutje ai.

Hoti është pyetur edhe për raportet me Abdixhikun dhe nëse e mbështet atë për kryetar të partisë.

Ai ka mohuar se ka hatërmbetje mes tyre, ndërsa ka shtuar se debati i brendshëm në LDK lë për të dëshiruar.

“Nuk do e kisha interpretuar me hatërmbetje. Ai e ka punën e tij dhe e ka për detyrë që të menaxhojë partinë, politikat e brendshme të partisë dhe të grupit parlamentar, të arrijë harmonizimet e brendshme në vendimmarrjen e partisë, e cila gjë mund të them se lë për të dëshiruar. Pra, debate i brendshëm që duhet të kemi në mënyrë që të vijmë deri te qëndrimet që mbajmë si grup parlamentar”.

Deputeti Hoti ka përmendur më tej bagazhin e tij shumëvjeçar që ka nëpër institucionet e vendit.

“Nuk mund të flas për veten, por besoj që jam ndër deputetet më të zëshëm, në përputhje me orientimet që i ka LDK-ja…Jam person që kam pasur funksione në të gjitha pozitat”, ka thënë ai.

Gjithsesi sa i përket çështjes për paraqitjen e kandidaturës për kryetar të partisë, Hoti ka deklaruar se “është obligim i secilit anëtar ta respektojë statutin e LDK-së”.

Banner

Related posts

Ministri i Jashtëm i Armenisë: Po shqyrtojmë aplikimin për anëtarësimin në BE

Gjyla Halili

Në Tetovë dhe Gostivar janë gjobitur 67 shoferë për parkim të paligjshëm

Gjyla Halili

Përplasen FE dhe VLEN për reformat në Gjyqësor

Gjyla Halili

Leave a Comment