AKTUALE

Ali Ahmeti merr pjesë në pritjen solemne me rastin e Ditës Kombëtare të Spanjës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i shoqëruar nga nënkryetari dhe shefi kabinetit, Faton Ahmeti, dhe nënkryetari Arbër Ademi ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasadori i Mbretërisë së Spanjës, Sh.T. Rafael Soriano Ortiz, me rastin e Ditës Kombëtare të Spanjës.

Përmes një mesazhi, Ahmeti ka vlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve me Spanjën, duke e cilësuar atë si një partner të rëndësishëm evropian, me të cilin ndahen vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve.

Me këtë rast, Ahmeti i ka përcjellë urimet e tij popullit spanjoll, duke shprehur dëshirat për prosperitet, miqësi të qëndrueshme dhe thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërmjet vendeve.

Pjesëmarrja në këtë pritje solemne shënon rëndësinë e dialogut diplomatik dhe të forcimit të lidhjeve ndërmjet vendeve, në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta evropiane.

Ja postimi plotë:

Me ftesë të Ambasadorit të Mbretërisë së Spanjës, Sh.T. Rafael Soriano Ortiz, pata kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Mbretërisë së Spanjës.

Spanja është një partner i rëndësishëm evropian, me të cilin ndajmë vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve.

Urime Ditën Kombëtare popullit spanjoll, me dëshirat më të mira për prosperitet, miqësi të qëndrueshme dhe thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit e të marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona!

Banner

Related posts

Si filloi lufta para 23 viteve në Tetovë

Gjyla Halili

Xhevat Gjini: “Flaka e Janarit” është kujtesë dhe amanet kombëtar

Gjyla Halili

Bekteshi: A i ka VLEN kusht ndryshimet kushtetuse? Gjorcev: JO

Gjyla Halili