“Kur gratë në politikë mbështesin njëra-tjetrën, forcohen bashkëpunimi, solidariteti dhe vizioni për të ardhmen.”
Në ambientet e Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, drejtoresha Fatjona Geci mirëpriti deputetet e Grupit Parlamentar të BDI-së, Dijana Toska, Arbana Pasholli dhe Rina Hajdari.
Gjatë vizitës, deputetet i uruan drejtoreshës Geci suksese në detyrën e re, duke shprehur mbështetjen e tyre për angazhimin e saj të ri.
Vizita përcolli një mesazh solidariteti dhe bashkëpunimi mes grave në politikë, duke vënë në pah rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë dhe të forcimit të rolit të gruas në vendimmarrje.
Drejtoresha Geci shprehu mirënjohje për vizitën dhe mbështetjen, duke riafirmuar gatishmërinë për bashkëpunim në zhvillimin e ideve dhe politikave që u shërbejnë qytetarëve.
Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” vlerëson se bashkëpunimi, besimi dhe solidariteti janë themele të rëndësishme për avancimin e grave dhe ndërtimin e një kulture të re të përfaqësimit politik.





