AKTUALE

Bdi dega Tetovë: Bilall Kasami dhe Adnan Azizi vazhdojnë skemat e vjedhjes së pronave publike në Tetovë

Në parcelën e stacionit të zjarrfikësve në Tetovë, prej 6.768 m², propozohet një kompleks administrativ-komercial me rreth 14.392 m² sipërfaqe bruto mbi tokë.

Sipas skenarit bazë A3, Komuna kontribuon me tokën publike, objektin ekzistues dhe një pjesë të kompensimeve komunale. Në këmbim merr vetëm 15% të ndërtesës. Për 45% të tjera do të paguante rreth 7,77 milionë euro, ndërsa 40% do të mbeteshin pronë e investitorit privat.

👉Pra, qytetarët japin pronën e tyre dhe paguajnë 7.7 milionë euro investitorit, ndërsa investitori përveç pagesës, mban thuajse gjysmën e kompleksit!

Pse ngre dyshime kjo marrëveshje?
Sepse nuk dëshmohet se prona publike është vlerësuar drejt, se 15% është kompensim i duhur për Komunën, dhe dyshimi që është edhe më shqetësues… Në xhepat e kujt do të mbarojnë këto 7.7 milionë euro para të taksapaguesve tetovarë?!

❗️Kjo është një skemë kriminale e organizuar si ajo e Monopolit të Tetovës, vetëm se në këtë rast nuk bëhet shitje e drejtpërdrejtë, por i tërë “biznesi” po tentohet të bëhet nën maskën e partneritetit publiko-privat.

Nëse prona publike jepet nën vlerën e saj për të favorizuar investitorin privat, atëherë PPP-ja rrezikon të kthehet në mbulesë për zhvatjen e pasurisë së tetovarëve.

Kërkojmë tërheqjen e propozimit nga seanca e Kpshillit Komunal, nesër me 14 tetor, dhe debat publik me ekspertë të pavarur.

Tetovarët meritojnë llogari të qarta për çdo metër tokë dhe çdo euro!

Banner

Related posts

E djathta ekstreme gjermane nuk e përjashton shkëputjen nga NATO

Gjyla Halili

Ferizaj përkujton Epopenë e Jezercit, Ali Ahmeti i pranishëm në Akademinë Përkujtimore

Gjyla Halili

ALI AHMETI, FJALIM NË 24 VJETORIN E MARRËVESHJES PAQËSORE TË OHRIT

Gjyla Halili