AKTUALE

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton zhvillim dhe një të ardhme më të mirë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, së bashku me kolegë të Aleancës Kombëtare për Integrim dhe bashkëveprimtarë, ka shprehur mbështetjen për kandidatin për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji.

Gjatë takimit në Miletinë, Ahmeti theksoi rëndësinë e vendimmarrjes së qytetarëve dhe të drejtës së tyre për të përcaktuar të ardhmen e komunës.

Ai shprehu besimin te vullneti i lirë i qytetarëve të Bërvenicës, duke vënë në pah rëndësinë e zhvillimit, përfaqësimit dinjitoz dhe krijimit të perspektivave më të mira për të gjithë banorët.

“Bërvenica meriton zhvillim, përgjegjësi dhe një të ardhme më të mirë!”, thuhet në mesazhin e publikuar me këtë rast.
Të dielën, qytetarët e Bërvenicës do të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre përmes votës dhe të vendosin për drejtimin e ardhshëm të komunës.

Banner

Related posts

Një opozitë e dobët nuk është e mirë as për shtetin e as për pushtetin!

Gjyla Halili

VLEN dhe BDI të bindura për fitore në zgjedhje lokale!

Gjyla Halili

Osmani: Çështja është kontradikta mes asaj që pretendohet dhe asaj që bëhet!

Gjyla Halili