SPORT

Gjilani kthehet me tri pikë nga Skenderaj

Gjilani i ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme, duike fituar në udhëtim te Drenica me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Qysh në minutën e parë të ndeshjes, skuadra gjilanase kaloi në epërsi me anë të Shend Kelmendin që shfrytëzoi daljen e portierit Gjoka, për të realizuar për 1-0.

Në minutën e gjashtë, Drenica u detyrua të bënte një zëvendësim të detyrueshëm, ku Azem Bejta doli nga loja dhe në vend të tij u inkuadrua Agim Zeka.

Në çastet e fundit të pjesës së parë, Drenica ia doli t’i barazonte shifrat në 1-1 me anë të Besfort Dervishajt (45+5’), që realizoi me kokë nga asistimi i Shkëlzen Lushtakut.

Por, Gjilani nuk u dorëzua dhe arriti ta rikthente epërsinë me golin e shënuar nga Baton Zabërgja, që u asistua prej Elton Cales në minutën e 81-të.

Gjilani vazhdon të jetë në vendin e tretë me 32 pikë edhe pas kësaj fitoreje, ndërsa Drenica mbetet në të nëntin me 20 sosh.

Related posts

Nga 0:2 në 3:2, spektakli i takon Arsenalit

admin

Zbulohen formacionet zyrtare të ndeshjes Inter – Porto

admin

Mevlan Zeka “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

admin

Leave a Comment