SPORT

Dani Alves përballet me problemin e radhës

Të qenit futbollisti me më shumë tituj të fituar (44) në historinë e futbollit i dha Dani Alves sponsorë të shumtë gjatë gjithë karrierës së tij. Por që kur ai u burgos në Barcelonë me akuzën e sulmit seksual, po i largohen.

Dani Alves humbi katër sponsorë dhe kështu mbeti pa burimet kryesore të të ardhurave.

Kompania “Puma” i ndërpreu kontratën menjëherë pasi u zbulua arrestimi i tij.

“1xPartners” një kompani bastesh sportive për të cilën Alves kishte qenë ambasador i markës që nga nëntori, ra dakord të pezullonte kontratën në pritje të gjyqit.

Sidoqoftë, tani për tani, Dani Alves vazhdon në burgun e Brians 2 , i vendosur në Sant Esteve Sesrovires.

Banner

Related posts

Liria fiton pikën e parë, Dritës i anulohen tre gola nga VAR-i

admin

Distria Krasniqi e para në botë

admin

Të dielën zhvillohet superderbi Voska Sport – Vardari! Imeri: Duhet të jemi të qetë e të kujdesshëm

admin

Leave a Comment