SPORT

Arrihet marrëveshja, Rrahmani te Rapid Bucuresti

Albion Rrahmani do ta vazhdojë karrierën në Rumani. Mediumet rumune kanë shkruar të hënën se tashmë është arritur marrëveshja që sulmuesi 22-vjeçar të transferohet te Rapid Bucuresti

Mediumi “fanatik.ro” ka shkruar se Rapidi do të paguaj 600 mijë euro për transferimin e Rrahmanit nga Ballkani i Suharekës.

Rrahmani ka shkëlqyer në vitin e fundit, duke shënuar gola thuajse rregullisht. Për të ishin të interesuara shumë skuadra të huaja por ai karrierën, sipas mediave rumune, do ta vazhdojë te Rapidi i Bukureshtit.

Rapidi në kampionatin e kaluar ishte i pesti në Rumani.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Formula 1: Hamilton ‘xheloz’ për arritjet e Verstappen, tregon se rivalët nuk janë të fortë

admin

Guardiola konfirmon veten deri në 2025-ën

admin

Bonucci zgjedh Gjermaninë – Kreu

admin

Leave a Comment