SPORT

Katër skuadra në garë për finalen e madhe

Banner

Nesër (e martë) zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale në kuadër të Kupës së Kosovës te femrat.

Bashkimi pret Trepçën nga ora 17:00, kurse Prishtina është nikoqire e Penzës nga ora 19:00.

Prizrenaset synojnë të mbrojnë trofeun e fituar vitin e kaluar, ndërsa mitrovicaset do të tentojnë befasi dhe të kualifikohen në finalen e madhe.

Prishtina-Penza është përballje më e barabartë dhe më interesante, ku të dy skuadrat duan finalen dhe trofeun e çmuar në basketbollin e Kosovës.

Dy skuadrat fituese përballen mes veti në finale, të dielën në Rahovec në kuadër të Final 8-Kupa e Kosovës.

Vitin e kaluar fitues i Kupës së Kosovës ishte shpallur Bashkimi në Final 8 e organizuar në Pejë.

Orari

E martë

17:00 Bashkimi – Trepça

19:00 Prishtina – Penza

Related posts

Kapiteni i Kombëtares së Turqisë dhe djali i tij humbën jetën nga tërmeti shkatërrues

admin

Abakarov, ia siguron Shqipërisë medaljen e argjentë

Gjyla Halili

“Shumë para po zhduken nga futbolli faji i tyre” – Infantino i hap luftë menaxherëve dhe ndërmjetësve në futboll

Gjyla Halili

Leave a Comment