AKTUALE

Në Shkup sanksionohen 211 shoferë, 81 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik dhe vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 211 sanksione, prej të cilave tetëdhjetë e një sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, tetë sanksione për kundërvajtje të cilat i kryejnë këmbësorët, gjashtëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë.

MPB njofton se janë shqiptuar edhe gjashtë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit pesë sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike, katër masa për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë…

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Banner

Related posts

I jepet lamtumira e fundit deputetit Olloman Sulejmani, Ahmeti dhe Bexheti në pranishëm në varrim

Gjyla Halili

Nik Gjeloshaj uron muajn e shejtë të Ramazanit: “Le të jetë muaj i rishqyrtimit të vërtetë të gjithçkaje të dukshme dhe përkushtimit ndaj Krijuesit”

Gjyla Halili

Farumi Shqiptarë:Veprat flasin vet,rruga Tuz-Hot me standarde europiane

admin

Leave a Comment