Mbrëmjen e kaluar, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, vizitoi Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër, ku u prit me mikpritje të ngrohtë nga përfaqësuesit dhe veprimtarët e kësaj ode.
Gjatë vizitës, Ahmeti vlerësoi rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të kulturës, traditës, folklorit dhe vlerave kombëtare shqiptare, veçanërisht në mesin e bashkatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë larg atdheut.
Oda Folklorike Shqiptare përfaqëson një vatër të rëndësishme të ruajtjes së identitetit kombëtar, gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, duke përcjellë ndër breza dashurinë për rrënjët dhe traditat shqiptare.
Me këtë rast, Ali Ahmeti shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe përkushtimin e të gjithë atyre që punojnë për ta mbajtur gjallë traditën shqiptare në diasporë.
Vizita u zhvillua në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, festës që bashkon shqiptarët kudo që ndodhen.
Oda është vlerë, tradita është identitet, ndërsa mikpritja është virtyt shqiptar!
Gëzuar 28 Nëntorin! 🇦🇱
Ja postimi plotë:
Mbrëmë pata kënaqësinë të vizitoj Odën Folklorike Shqiptare, Zvicër.
Oda shqiptare është vendi ku ruhen dhe përcillen brez pas brezi kultura, tradita, folklori dhe vlerat tona kombëtare. Aty ruhet identiteti ynë, gjuha dhe dashuria për rrënjët tona.
Mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë dhe për të gjithë ata që me përkushtim punojnë për ta mbajtur gjallë traditën shqiptare, edhe larg atdheut.
Oda është vlerë, tradita është identitet, ndërsa mikpritja është virtyt shqiptar!
Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit! 🇦🇱










