AKTUALE

VLEN NË PANIK: KUR NUK I KE NUMRAT, I POROSIT ANKETAT

VLEN-i është futur në panik dhe po vazhdon të publikojë të ashtuquajtura anketa, të fabrikuara vetëm për t’i dhënë vetes një epërsi që nuk ekziston mes qytetarëve.

Edhe këtë herë, pas “rezultateve” qëndron një agjenci pa transparencë elementare: nuk dihet kush e ka porositur anketën, kush e ka paguar, si është zgjedhur mostra, kur është realizuar terreni dhe cilat kanë qenë pyetjet e plota.

Një agjenci që prej dy vitesh nuk ka pasur aktivitet serioz publik në matjen e opinionit, papritur riaktivizohet pikërisht kur VLEN-it i duhen numra për të mbuluar rënien e vet politike.

Pas kësaj agjencie qëndron Vesna Kuzmanoviq, emër që hap dyshime serioze se këtu nuk kemi të bëjmë me matje të opinionit publik, por me një operacion propagandistik për t’i prodhuar VLEN-it një realitet të rremë dhe për ta paraqitur si faktor aty ku qytetarët e kanë kuptuar tashmë dobësinë dhe nënshtrimin e tij.

VLEN-i mund të publikojë nga një anketë çdo ditë, por nuk mund ta falsifikojë vullnetin e qytetarëve. Nuk mund t’i fshehë me grafikë servilizmin në Qeveri, degradimin e përfaqësimit shqiptar dhe poshtërimin e përditshëm që e pranon në heshtje.

Ky është material propagandistik i një koalicioni të frikësuar, i cili e di shumë mirë se çfarë e pret.

Banner

Related posts

Ahmeti: Lufta e UÇK-së ishte dhe mbetet e drejtë

Gjyla Halili

Lladrovci përkujton Tahir dhe Nebih Mehën: Pushteti jugosllav, kishte harruar domethënien e Prekazit dhe Drenicës

Gjyla Halili

Me SMS porosi qytetarët do të njoftohen nëse e kanë pasaportën gati, MPB: Mos bëni rrëmujë para sporteleve!

Gjyla Halili