OPINIONE

VARIACIONET E VAKËFIT NDËRKOBËTARË

Shkruan:
Taxhudin Hamidi

*Qyteti i Wuperttalit në Gjermani dha një liçencë për varreza myslimane.

Politikat Gjermane për herë të parë lejojnë menaxhimin e myslimanëve me sektorin shumë të rëndësishëm të Varrezave.

Mosbesimi i
kohës moderne.

Kriza e fesë apo kriza e njohjes?

Feja humb konceptin apo shteti përballë mundësive fetare ngushton mohimin abuziv të laicizmit.

Realiteti i myslimanëve në Gjermani një shansë për tenovimin e diskursit fetarë në evropë.

Qyteti i Wuperttalit dha një liçencë!

Pra çka është liçenca?

Liçenca përmban të drejtën e dhurimit të tokës gjermane për të formuar një parcellë kadastrale me nr. PK dhe me m2 për nevojat e bedimtarëve mysliman.

Kësaj radhe jo për ndërtim të xhamisë por për formimin e parcellës me dedikim varrimi të të vdekurëve mysliman pra, Varreza.

Është lajmi dhe çertifikata dhe liçenca e parë që të lejohet hapsira teritoriale- parcella për varreza myslimane.

Pra liçenca ka për qëllim që të krijojehen varrezat e para për besimtarët e konfesionit mysliman.

Ky lajm apo kjo liçencë për varreza na vin pas shumë vitesh duke falenderuar përpjekjet administrative për kët objekt të vakëfit islam me variacione ndërkombëtare të varrezave në Wuperttalit të Gjermanisë .

Pra varrezat myslimane në Gjermani të menaxhuara nga vet myslimanët që jetojnë në Gjermani.

Pra duhet të veçohet se krijimi i varrezave në Gjermani shënon një hap shumë të rëndësishëm në Gjermani.

Varrezat do të mbikqyren nga institucionet fetare islame në Gjermani.

Krijimi dhe ndërtimi i varrezave

Krijimi dhe miratimi nga Komuna e Wuperttalit kishte një administrim të vështire që zgjati mbi 15 vite pohojnë shoqatat të cilat janë marrë me menaxhimin e kësaj iniciative.

Sepse ndërtimi i varrezave bie ndedh me disa Nene të Rregullores për varrim dhe varreza.

Pra varrimi sipas normave të fesë islame kërkon që i vdekuri mysliman të mos varroset me arkivole por me qefin (të bardhë).

Dhe është kërkuar që të mos zhvendoset trupi i ndjerit pas varrimit.

Pra kjo ka qenë një e arritur historike sepse është dashur të ndryshohet ligji.

Pra krijimi i varrezave ka kërkuar edhe ndryshim ligji.

Pasi ligjet e varrimit tradicionalisht janë në korespodencë me ligjet e komunave.

Në fund të tekstit sjellim edhe deklaratën e Samir Bouaissa, nënkryetar i Këshillit Qendror të Myslimanëve në Gjermani dhe kreu i Fondacionit të Varrezave Islame në Wuppertal.

Samir Bouaissa tha :

” se miratimi i varrezave ishte një nga ndryshimet më të rëndësishme institucionale në historinë e pranisë myslimane në Gjermani.

Sipas raportit të Tagesschau , plani është të krijohen rreth një mijë varre në fazën e parë, me një ndarje fillestare prej gati një milion eurosh për krijimin e varrezave, nga të cilat qyteti kontribuon me 200,000 euro si mbështetje.

Në fazën e parë, ambiente të veçanta si një morg ose një sallë për t’i dhënë lamtumirën të ndjerit nuk do të jenë në dispozicion.

Bouissa tha se projekti “nuk është vetëm një hapësirë e re varrimi, por mishëron një ndryshim të thellë në njohjen e qytetarëve myslimanë brenda Gjermanisë dhe pasqyron pjekurinë e përvojës institucionale islame dhe aftësinë e saj për të vepruar brenda kornizave ligjore dhe demokratike të shtetit gjerman”.

Deklarata theksoi se miratimi nuk është “një arritje vetëm për qytetin e Wuppertalit, por përfaqëson një moment historik në historinë e myslimanëve në Gjermani dhe një model evropian që duhet imituar në pajtimin e respektit për privatësinë fetare me integrimin pozitiv brenda sundimit të ligjit dhe institucioneve”.
Mendim:
A mundet Gjermania të rregullojë më shpejt dhe më mirë ndërtiminne varrezave se vendet ku jetojnë myslimanët me qindra vite dhe janë autohton.

Në RMV akoma nuk kemi ligj të posaçëm për dërtim dhe krijim të varrezave.

Nga Komunat nuk është përpiluar draft ligjor për mundësinë e përgaditjes dhe krijimit të varrezave.

Por këtë sektor shumë të rëndësishëm e menaxhojnë Këshillat e xhamiave dhe Odborët e kishave.

Pra ne këtu si bedimtarë autohton ndërtojmë dhe krijojmë akoma parcellat e varrezave me vet financimin e besimtarëve dhe atë që ofrojnë donatorët toka për varreza.

Dhe këta toka nuk regjistrohen si varreza por si pronë e dhuruar xhamisë ose BF në vendin ku jeton.

Pra koncepti i varrimit në dimenzionin e ndërtimit të parcellave të varrezave është një temë tabu dhe ngarkuar me momente juridike të kompremetuata si për bedimtarët mysliman poashtu edhe për besimtarër ortodoks.

Kjo temë kërkon një qasje dhe punë më intenzive mes Komunave ( shteti) dhe Bashkësive Fetare në RMV

(xhxhxh!)

Banner

Related posts

PUBLIKU DHE FEJA NE AMERIKË

Gjyla Halili

Kadare, kjo ikonë shqiptare

Gjyla Halili

LIDERI I SERBËVE DHE PESHA E KRIMEVE

admin