AKTUALE

Arbër Ademi: VLEN po mashtron qytetarët me shkarkime që nuk ekzistojnë në ligj

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka ngritur dilema serioze lidhur me pretendimet e koalicionit VLEN se mosrespektimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të sanksionohet me shkarkimin e udhëheqësve të institucioneve.

Sipas Ademit, një masë e tillë nuk është e paraparë në tekstin e ligjit, ndaj qytetarët meritojnë sqarime të qarta për mënyrën se si do të zbatohej në praktikë.
“Po shtrojmë një pyetje krejt legjitime:

nëse këtë ligj nuk e respekton Presidenti i shtetit ose një kryetar komune, cili është mekanizmi ligjor që do të mundësonte shkarkimin e tyre? Kush e nis procedurën dhe cili organ është kompetent për të marrë një vendim të tillë?”, ka deklaruar Ademi.

Ai vlerësoi se në një shtet juridik përgjegjësitë dhe sanksionet duhet të jenë të përcaktuara qartë në ligj dhe jo të bazohen në interpretime politike.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të BDI-së, VLEN ka për obligim t’i tregojë opinionit publik bazën konkrete juridike për pretendimet e saj dhe të japë përgjigje të sakta për zbatimin e dispozitave që promovon.

Ademi theksoi se qytetarët meritojnë transparencë dhe qartësi, ndërsa debati për ligje kaq të rëndësishme duhet të zhvillohet mbi fakte dhe argumente juridike, e jo mbi deklarata politike pa mbështetje ligjore.

Ja postimi plotë:

Sipas VLEN-it, nëse nuk respektohet Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, si masë ndëshkuese parashihet shkarkimi i udhëheqësit të institucionit, megjithëse kjo nuk shkruan askund. Këtu shtrohet një pyetje legjitime: nëse ky ligj nuk respektohet nga Presidenti i shtetit ose nga kryetarët e komunave, si do të zbatohet masa e shkarkimit ndaj tyre? Cili është mekanizmi ligjor për mbajtjen e tyre përgjegjës? A ka VLEN përgjigje konkrete për këtë çështje?

Mos u bëni rezil më shumë!

Banner

Related posts

Takim i Gashit me ambasadorin francez Le Rigoler

Gjyla Halili

Ganiu shpreh ngushëllime për vdekjen e Avni Kallabës

Gjyla Halili

Dëmtohen shkronjat e UÇK-së në Qyqavicë

Gjyla Halili