AKTUALE

UDHËHEQËSI ALI AHMETI KA TË DREJTË PËRBALLË KRYEMINISTRIT ALBIN KURTI PËR GJUHËN SHQIPE NË MAQEDONI TË VERIUT

Je i keqinformuar Kryeministër Kurti!

Kur je i keqinformuar, gabimi nuk është turp!
Të jesh i keqinformuar është gjendje njerëzore, askush nuk i di të gjitha!

Por kur të paraqiten faktet dhe argumentet e sakta, pranimi i gabimit është shenjë pjekurie!

Pranimi i gabimit është ndershmëri intelektuale dhe forcë karakteri dhe jo dobësi!

Një thënie e njohur është se, pranimi se ke gabuar tregon se sot je më i mençur se dje!

Po ashtu, shumë autorë kanë theksuar se gabimet janë të falshme kur ke guximin t’i pranosh dhe të mësosh prej tyre!
Turp është të këmbëngulësh në gabim edhe pasi e njeh dhe e mëson të vërtetën!
Pranimi i gabimit është aftësia dhe guximi për të pranuar se një mendim, veprim, vlerësim apo informacion që ke pasur ka qenë i pasaktë ose i gabuar!

Pranimi i gabimit nënkupton, të pranosh të vërtetën kur ajo dëshmohet, dhe të mos fshihesh pas krenarisë apo kokëfortësisë, edhe kur bindesh se ke gabuar dhe nuk je në rrugë të drejtë!
Njerëzit e mençur nuk dallohen sepse nuk gabojnë kurrë, por sepse e pranojnë gabimin kur e kuptojnë dhe përpiqen ta korrigjojnë atë dhe kërkojnë falje!

Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti ka të drejtë, pranimi i gabimit nga ana e Kryeministrit Albin Kurti, është akti i ndershmërisë morale dhe intelektuale, me të cilin njeriu pranon se ka gabuar dhe tregon gatishmëri për ta korrigjuar gabimin!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 2 Qershor 2026!

Banner

Related posts

Meta takim në zonën e Freskut: Nuk është zgjidhje mbyllja e kufijve, por forcimi i mbështetjes për gratë dhe nënat

admin

Plani trepikësh i BDI-së për ta siguruar Europën tani

admin

Tensione në protestën e Bërxullës/ “Mos më prek!”, të moshuarat bllokojnë rrugën e shtrihen në asfalt: Të na ngrejë shteti, jo policia!

admin