AKTUALE

Bajram Rexhepi: Vota për Arkin Jahin është votë kundër nënshtrimit dhe për barazi!

Kryetari i BDI-së – Dega Tetovë, Bajram Rexhepi, ka bërë thirrje për mbështetjen e kandidaturës së Arkin Jahit në Bërvenicë, duke theksuar rëndësinë e dinjitetit, barazisë dhe përfaqësimit të drejtë.

Në reagimin e tij, Rexhepi ka kritikuar, siç shprehet ai, qasjen selektive ndaj barazisë, duke theksuar se respekti për dallimet etnike nuk mund të kërkohet vetëm në kohë zgjedhjesh, ndërsa në praktikën politike të vazhdohet me ndarje mbi baza etnike.

Ai ka rikujtuar se bashkëjetesa dhe respekti ndërmjet komuniteteve janë dëshmuar me vepra, por ka nënvizuar se barazia duhet të jetë e përditshme dhe të përfshijë respektimin e gjuhës, identitetit dhe përfaqësimit.

“Barazia duhet të vlejë çdo ditë, edhe kur kërkojmë respekt për gjuhën, identitetin dhe përfaqësimin tonë”, thekson Rexhepi.

Në fund të mesazhit të tij, ai i është referuar së dielës si një moment për të shprehur qëndrimin qytetar në Bërvenicë, duke bërë thirrje për dinjitet, respekt dhe barazi.

Mesazhi i Bajram Rexhepit përmbyllet me thirrjen për pjesëmarrje në votim dhe me përmendjen e kandidatit Arkin Jahi.

Ja postimi plotë:

Vota për Arkinin është votë për t’i thënë JO nënshtrimit!

Ata që e kujtojnë barazinë vetëm kur u duhen votat, zbulojnë vetë sa pak besojnë në të. Kërkojnë të votojmë përtej përkatësisë etnike, ndërsa politikën vazhdojnë ta bëjnë mbi baza etnike. Pikërisht këtu bie maska dhe del në pah hipokrizia e tyre.

Bashkëjetesën e kemi dëshmuar me vepra. Kemi ditur të respektojmë të tjerët dhe të votojmë përtej dallimeve. Prandaj, leksionet le t’i fillojnë nga vetja! Barazia duhet të vlejë çdo ditë, edhe kur kërkojmë respekt për gjuhën, identitetin dhe përfaqësimin tonë.

Të dielën, Bërvenica ka mundësinë të japë një përgjigje të qartë, të qetë dhe të vendosur. Një përgjigje ndaj hipokrizisë dhe një mesazh bashkimi për dinjitet, respekt e barazi.

Të bashkuar, me kokën lart dhe me bindjen se jemi të barabartë në tokën tonë!

Të dielën, votoni Arkin Jahiin në Bërvenicë!

Banner

Related posts

Ademi për vizitë pune në Suedi

admin

Mexhiti: Perandoria e bixhozit po shkatërrohet!

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi i përgjigjet Besar Durmishit: Zëri i qytetarëve nuk shuhet me thashetheme

Gjyla Halili