AKTUALE

Ali Ahmeti priti në takim Ardian dhe Gzime Ramadani, pranoi botimet e tyre më të reja

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim dy intelektualë të rinj nga Kumanova, bashkëshortët Ardian Ramadani dhe Gzime Ramadani, të cilët i dhuruan botimet e tyre më të fundit.

Gzime Ramadani, mësimdhënëse e gjuhës frënge në shkollën fillore të fshatit Opajë në Komunën e Likovë, i dhuroi Ahmetit librin e saj nga fusha e pedagogjisë, metodologjisë së mësimdhënies dhe komunikimit, me titull “Gamifikimi si qasje e re komunikimi në mësimdhënien dhe të nxënit e gjuhës së huaj”.

Ndërkohë, Ardian Ramadani, përkthyes në Ambasada e Francës në Shkup dhe hulumtues shkencor në ITSHKSH, i dhuroi librin e tij më të ri, “Reflektime në kohë krize”.

Me këtë rast, Ahmeti i përgëzoi për punën dhe përkushtimin e tyre në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës, duke vlerësuar se botime të tilla pasurojnë mendimin akademik dhe shoqëror dhe kontribuojnë në avancimin e dijes në vend.

Ai u uroi Ardianit dhe Gzimes suksese të mëtejshme në veprimtarinë e tyre profesionale, shkencore dhe krijuese, duke shprehur mbështetjen për promovimin e vlerave intelektuale dhe zhvillimin e arsimit e kulturës shqiptare.

Ja postimi plotë:

Kisha kënaqësinë të pres në zyrë dy intelektualë të rinj nga Kumanova, çiftin Ardian Ramadani dhe Gzime Ramadani, të cilët me këtë rast më dhuruan edhe botimet e tyre më të fundit.

Gzime Ramadani, mësimdhënëse e gjuhës frënge në shkollën fillore të fshatit Opajë, në Komunën e Likovës, më dhuroi librin e saj nga fusha e pedagogjisë, metodologjisë së mësimdhënies dhe komunikimit, me titull “Gamifikimi si qasje e re komunikimi në mësimdhënien dhe të nxënit e gjuhës së huaj”.

Ardian Ramadani, përkthyes në Ambasadën e Francës në Shkup dhe hulumtues shkencor në ITSHKSH, më dhuroi librin e tij më të ri, “Reflektime në kohë krize”.

I përgëzova për punën dhe kontributin e tyre në fushën e arsimit, kulturës dhe dijes. Botime të tilla pasurojnë mendimin tonë shoqëror dhe akademik. U dëshiroj suksese të mëtejshme në veprimtarinë e tyre profesionale dhe shkencore.

Banner

Related posts

Doktoranti Mustaf Veseli emërohet shef shtabi për Komunën e Likovës

Gjyla Halili

Rama niset drejt SHBA-ve më 14 shtator, zbulohet arsyeja e vizitës 1 javore

admin

VLEN: BDI të reflektoj dhe ta përjashtojë Grubin nga partia

Gjyla Halili