AKTUALE

Ali Ahmeti me mesazh prekës për ndarjen nga jeta të mikut të tij, Bashkim Zeneli

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të mikut të tij shumëvjeçar, Bashkim Zeneli, me të cilin, siç thekson, e kanë lidhur më shumë se tri dekada miqësi, bashkëpunim dhe angazhim i përbashkët për çështjen kombëtare.

Në mesazhin e tij, Ahmeti vlerëson kontributin e Zenelit në jetën publike shqiptare dhe diplomacinë shqiptare, duke e cilësuar atë si një personalitet të rëndësishëm, i cili shërbeu si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ambasador i Shqipërisë në Gjermani dhe Greqi.

Ahmeti veçon veçanërisht angazhimin e tij në mbështetje të çështjes së Kosovës dhe përkushtimin ndaj interesave kombëtare shqiptare.

“Do ta kujtoj gjithmonë me respekt e mirënjohje si mik dhe si një njeri që me përkushtim i shërbeu interesave kombëtare shqiptare”, shprehet Ali Ahmeti.

Në fund të mesazhit, Ahmeti u ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin.
U prehtë në paqe Bashkim Zeneli!

Ja postimi plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, Bashkim Zeneli, me të cilin për më shumë se tri dekada na lidhën miqësia, bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët për çështjen kombëtare.

Bashkim Zeneli ishte ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe diplomat i shquar, i cili shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Gjermani dhe Greqi. Ai ishte një personalitet i angazhuar i jetës publike shqiptare, me kontribut të veçantë në diplomacinë shqiptare dhe në mbështetjen e çështjes së Kosovës.

Do ta kujtoj gjithmonë me respekt e mirënjohje si mik dhe si një njeri që me përkushtim i shërbeu interesave kombëtare shqiptare. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën. U prehtë në paqe!

Banner

Related posts

Sot sërish protesta kundër ndotjes së ajrit

Gjyla Halili

Diskriminimi i shqiptarëve  edhe në përdorimin e simboleve

Gjyla Halili

Në Shkup sanksionohen 155 shoferë

Gjyla Halili