AKTUALE

REISUL ULEMA PRITI ISH KRYETARIN E KËSHILLIT TË XHAMISË SË LARME NË TETOVË, Z. MENSUR MIFTARIN

Shkup, 02.06.2026

Më 02.06.2026, Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, priti në takim ish Kryetarin – Muteveliun e Këshillit të Xhamisë së Larme në Tetovë, z. Mensur Miftarin.

Gjatë këtij takimi, Reisul Ulema shprehu vlerësimin e tij të lartë për kontributin e çmuar dhe shumëvjeçar të z. Mensur Miftarit, duke e cilësuar atë si një veprimtar të mirënjohur dhe të palodhshëm në shërbim të fesë, xhematit, Myftinisë së Tetovës dhe Bashkësisë Fetare Islame.

Në veçanti u vlerësua angazhimi i tij i vazhdueshëm në ruajtjen e unitetit të xhematit, forcimin e bashkëpunimit institucional dhe kultivimin e frymës së mirëkuptimit, respektit dhe harmonisë ndërmjet besimtarëve dhe institucioneve islame.

Me këtë rast, në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin, kontributin dhe veprimtarinë e tij të çmuar në dobi të Islamit dhe komunitetit, Reisul Ulema e dekoroi z. Mensur Miftarin me një dekoratë mirënjohjeje, duke e falënderuar për shembullin e tij të vyer në shërbim të kauzave të përbashkëta.

Nga ana e tij, z. Mensur Miftari falënderoi Reisul Ulemanë për pritjen e ngrohtë e vëllazërore dhe për vlerësimin e lartë të treguar ndaj tij, duke theksuar se kjo dekoratë përbën një nder të veçantë dhe një motivim shtesë për të vazhduar angazhimin në shërbim të fesë, xhematit dhe Bashkësisë Fetare Islame.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të sinqertë vëllazërore, të karakterizuar nga respekti i ndërsjellë, kujtimet e bashkëpunimit të deritanishëm dhe përkushtimi i përbashkët për avancimin e vlerave fetare, morale dhe shoqërore.

Banner

Related posts

Komuna e Sarajit: Banorët e Sarajit së shpejti me qasje të lirë në internet në hapësira publike

Gjyla Halili

31.6 mijë shqiptarë kërkuan azil në Europë në 2022, rekord nga 2015-a; Rreth 60% ikën në Mbretërinë e Bashkuar

admin

Hapet segmenti i ri rrugor që lidh aksin Fushë Krujë-Kamëz me Rinasin, Rama: Një akses i ri për mjetet pranë aeroportit

admin