AKTUALE

Thaçi pas ‘koalicionit’ Taravari-Mickovski: VLEN tash nuk ka asnjë dobi për shqiptarët

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, është i ftuar në “Pressing” të T7, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka komentuar takimin e Arben Taravarit nga VLEN me Kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski.

Thaçi ka thënë se tashmë shqiptarët nuk e kanë asnjë dobi nga koalicioni VLEN.

“Ky takim shfrytëzohet nga ai që t’i mbrojë votat pasnesër, sepse votat i ka fituar me retorikë kundër shqiptarëve. Ndërkaq Arbeni dëshiron që me këtë takim t’i mbajë votuesit e tij sepse pas humbjet në zgjedhjet presidenciale ata rrezikojnë të kenë rezultat shumë të keq në zgjedhjet parlamentare”.
“Mesazhi im për shqiptarët e Maqedonisë është që tash VLEN është i padobishëm për ta. Pjesëmarrja e VLEN në qeverisje tash nuk iu sjell asnjë lloj dobie”, ka deklaruar Thaçi. /Gazeta Express

Banner

Related posts

KRYETARI I LPK SHVL – UÇK KOMBËTARE, FAZLI VELIU, KËRKON DIALOG DHE PËRGJEGJËSI INSTITUCIONALE PËR SITUATËN NË TIRANË

Gjyla Halili

Disa pjesë të Sarajit, Çairit dhe Aerodromit pa rrymë

Gjyla Halili

Qeveria tërheq propozim ligjin për arsim të mesëm, ku kërkohej intonimi i himnit

Gjyla Halili