AKTUALE

BDI DEGA TETOVË: GJYKATA KUSHTETUESE NËN DIKTATIN E VMRO-së GODET PUNONJËSIT E KULTURËS — VLEN HESHT, ASKUSH NUK I BËN HESAP!

Pasi shfuqizoi Balancuesin dhe rrëzoi emërtimet shqiptare të rrugëve në Tetovë, Gjykata Kushtetuese tani godet punonjësit e kulturës. Vazhdojnë vendimet që cenojnë të drejtat e qytetarëve, ndërsa VLEN-i vazhdon të heshtë.

Marrëveshja Kolektive për Kulturën, e nënshkruar në dhjetor të vitit 2019 pas përpjekjeve shumëvjeçare sindikale, u arrit për të siguruar kushte pune dhe të ardhura dinjitoze për punonjësit e kulturës. Shfuqizimi i saj godet të drejtat e fituara dhe krijon pasiguri për mijëra familje.

Qeveria, me arkën e zbrazur dhe pa zgjidhje për dështimet e veta, ka filluar të godasë drejtpërdrejt familjet dhe buxhetet e qytetarëve. Punonjësve u kërkohet të paguajnë çmimin e paaftësisë së pushtetit, ndërsa Gjykata Kushtetuese shndërrohet në instrument të agjendës së VMRO-së.

Përfaqësuesit e VLEN-it heshtin si spektatorë të pafuqishëm. Mbajnë karriget në Qeveri, por nuk mbrojnë qytetarët. Askush nuk i pyet dhe askush nuk i bën hesap!

Koha e nusërimit politik të ministrit të Kulturës, Sedat Sulejmani, ka mbaruar. Në vend që të fotografohet dhe të luajë rolin e inxhinierit të ndërtimit në institucionet e pjesës lindore të Maqedonisë së Veriut, le të përveshë mëngët dhe të punojë për mbrojtjen e interesave të punonjësve të kulturës.

Prej tij kërkohen veprime konkrete: mbrojtja e pagave dhe e të drejtave të punonjësve, sigurimi i kushteve dinjitoze për institucionet kulturore në Tetovë dhe sigurimi i punësimeve në Ansamblin Muzikor në Tetovë, ku duhet të punësohen mbi 50 artistë të rinj.

BDI – Dega Tetovë kërkon përgjegjësi dhe angazhim konkret për mbrojtjen e pagave dhe të drejtave të punonjësve të kulturës.

Buxheti nuk mund të mbahet në “kondicion” duke rrënuar sigurinë ekonomike të punonjësve të kulturës dhe të qytetarëve!

Banner

Related posts

Izet Mexhiti merr pjesë në tryezën kushtuar “Sfidave të Arsimit”

Gjyla Halili

Një Ditë e veçantë për Dibrën: Arbër Hajdari nderohet me titullin “Qytetar Nderi”

Gjyla Halili

Transporti publik në Shkup sot sipas itinerarit të së dielës

Gjyla Halili