AKTUALE

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri

Siptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit, bëri të ditur se Arben Taravari nga koalicioni VLEN në një intervistë për RTK.

“Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdoj të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspert ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë i dinjitoz, me njerëz profesionist”, tha ai.

Taravari tha se konstituimi i Kuvendit do të bëhet në fund të këtij muaji, kurse Qeveria e re pritet të votohet në pjesën e parë të muajt qershor.

“Konstituimi i Kuvendit është planifikuar të bëhet diku ka fundi i këtij muaji, muajit maj, dhe ne ndërkohë ka fundi i javës së ardhshme do t’i kemi edhe zgjedhjet kadrovike dhe programin qeveritar. Pasi të konstituohet Parlamenti duhet që presidentja e shtetit t’i jep mandatin mandatarit të ardhshëm. Në gjysmën e parë të qershorit sigurisht do ta kemi Qeverinë e re”, tha ai per RTK.

Partnerët e koalicionit ,sipas Taravarit, janë pajtu që prioritet i Qeverisë së re të jetë rruga drejt Bashkimit Evropian, lufta pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës.

Banner

Related posts

Ja cilën ministri do t’a drejtoj Izet Mexhiti

Gjyla Halili

Vilson Sinishtaj: Jehona e bashkimit do të ringjallë triumfalisht edhe Gucinë, Forumi Shqiptarë do të sjellë një Guci që vepron, punon dhe frymon shqip

Gjyla Halili

Fehmi Fetahu mirëpret ambasadorin shqiptar Petrit Malaj në Gjilan: Diskutim për bashkëpunim në turizëm dhe gastronomi

Gjyla Halili