AKTUALE

Presidentja Siljanovska në vizitën e saj të parë jashtë shtetit do të takohet me Papa Françeskun

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova vizitën e saj të parë zyrtare jashtë vendit do ta bëjë në Vatikan dhe Romë, ku do të kryesojë delegacionin shtetëror dhe kishtar për nderimin e Shën Cirilt dhe Metodit, konfirmojnë nga Kabineti presidencial.

Më 23 maj, sipas protokollit, presidentja Siljanovska-Davkova do të ketë audiencë me Papa Françeskun, e më pas takim me Sekretarin e përgjithshëm të Vatikanit për marrëdhënie me shtetet.

Festa e iluministëve mbarësllavë do të mbahet më 24 maj me vizitë në Bazilikën e Shën Klimentit, ku ndodhet varri i Shën Kirilit e më pas në Bazilikën Santa Maria Maxhore, ku do të vendosin një kurorë në pllakën e shkruar në gjuhën maqedonase.

Në kuadër të vizitës së saj në Romë, presidentja Siljanovska-Davkova do të takohet edhe me kolegun e saj italian Serxho Matarela.

Siljanovska-Davkova, siç thonë nga Kabineti i saj, ende nuk dihet nëse do të ketë takim me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, ardhja e të cilit në Romë është paralajmëruar edhe me të njëjtin rast.

Banner

Related posts

E jashtëzakontë: Nesër i vendoset gurthemeli Korridorit 8

admin

VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026

Gjyla Halili

Edemet (ënjtja) e duarve dhe këmbëve pas lindjes

admin