AKTUALE

Lladrovci fton për unitet në Drenas: Të bashkuar si çdo herë, dje UÇK, sot PDK!

Me rastin e mbledhjes së nesërme të Degës së PDK-së në Drenas, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci ka ftuar për unitet.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Të nderuara asambliste dhe asamblistë, drejtorë të drejtorive, aktivistë,

Nesër në ora 18:00, do të mbahet takimi i Degës së PDK-së, në Sallën “Hajdini Komerc”,

Ju ftoj të merrni pjesë me unitet dhe për t’i kontribuar takimit me ide për veprimin politik ndaj gjendjes ku ndodhet vendi.

Uniteti ynë, është domosdo e rrugës së përbashkët, të filluar nga aksionet e para të UÇK-së në Drenas, për të vijuar me Epopenë e UÇK-së në Prekaz dhe çlirimin e vendit.

Uniteti ynë, ka emrin e përbashkët, PDK, fituese e të gjitha zgjedhjeve në Drenas, vazhdues besnik të misionit të heronjve tanë të luftës dhe paqes, Hashimit, Kadriut, Jakupit.

Andaj, takimi që na pret, është mesazh për të gjithë atdhetarët aktivistë dhe kontribuesit e PDK-së në komunën e Drenasit, të partisë shtetformuese e shtetndërtuese, për të vazhduar rrugën politike të bashkuar si çdo herë, dje UÇK, sot PDK!

Na priftë e mbara!

https://www.facebook.com/share/19K5EzRykf/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

Të dielën nuk do të votohet në Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë! Procedura zgjedhore për kryetar komune do të fillojë nga e para

Gjyla Halili

Tre firma të interesuara për tenderin për stacionin e kompresorit të Qendrës klinike

Gjyla Halili

Vështirë mbyllen gropat që hapen në rrugët e Tetovës

Gjyla Halili