AKTUALE

Sot zhvillohet “Marshi i tetë për engjëjt” në Koçan

Familjet e të vdekurve në zjarrin në Koçani do të mbajnë sot të tetin “Marsh për engjëjt”, duke filluar në orën 16:05.

Marshi do të zhvillohet në marsh-rutën e zakonshme në Koçani, përkatësisht nga Parku i Revolucionit, përmes Qendrës Tregtare deri në Komunën e Koçanit, dhe prej andej deri në Stacionin e Policisë, Gjykatën Themelore dhe Prokurorinë në Koçani.

Në deklaratën me shkrim nga familjet e të ndjerëve qëndron se marshi do të kushtohet gjithashtu për mbështetje të personave të lënduar në tragjedi, prandaj ata po u bëjnë thirrje të afërmve dhe miqve të tyre të ngushtë që t’u bashkohen.

Qëllimi ynë është që opinioni të dijë se do të luftojmë për drejtësi për fëmijët tanë deri në fund. Nuk do të ndalemi për asnjë moment”, qëndron në njoftimin.

Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët nga rajoni lindor, si dhe nga i gjithë vendi që mbështesin kërkesat e tyre, t’u bashkohen atyre, ndërsa mediat janë të lira të ndjekin ngjarjen.

Në zjarrin në diskotekën “Puls” më 16 mars e humbën jeteën 63 persona, ndërsa rreth 200 u lënduan.

Banner

Related posts

Gashi: Fitorja e Taravarit, paralajmërim për një fitore të madhe të opozitës shqiptare më 8 maj

Gjyla Halili

557 vite nga vdekja e Heroit Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Dedivanaj: Figura e tij përfaqësojn rrugën se si duhet të veprojmë, të bashkuar, unik dhe fitimtar!

Gjyla Halili

Sanksionohen 162 shoferë në Shkup

Gjyla Halili