Shoqata “Jehona e Malësisë” ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dodë Ivanajt, anëtar i bordit të kësaj shoqate.
Lajmi për vdekjen e tij është pritur me dhimbje të madhe nga anëtarët e shoqatës, komuniteti dhe të gjithë ata që e njohën Dodën.
Në një mesazh ngushëllimi, Shoqata “Jehona e Malësisë” thekson se Dodë Ivanaj ishte një i ri i përkushtuar, që mbante në zemër dashurinë për atdheun, krenarinë për rrënjët shqiptare dhe respektin për komunitetin.
“Do të na mungojnë mirësia e tij, prania e tij mes nesh dhe përkushtimi që tregonte në çdo angazhim”, thuhet në mesazhin e shoqatës.
Shoqata “Jehona e Malësisë” u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Ivanaj, të afërmve, miqve dhe të gjithë të pikëlluarve nga kjo humbje e rëndë, duke u uruar forcë dhe durim në këto momente të vështira.
Dodë Ivanaj do të kujtohet me respekt për kontributin e tij dhe për përkushtimin ndaj komunitetit dhe vlerave shqiptare.
U prehsh në paqe, Dodë Ivanaj. Kujtimi yt do të mbetet gjithmonë në zemrat tona. 🕊️🇦🇱
Ja postimi plotë:
Me zemra të rënduara nga dhimbja morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dodë Ivanaj, anëtar i bordit të shoqatës sonë. Është e vështirë të gjesh fjalë për një humbje që vjen kaq herët dhe lë pas një shprastësi kaq të madhe.
Doda ishte një i ri që e mbante dashurinë për atdheun thellë në zemër. Krenaria për rrënjët shqiptare dhe përkushtimi ndaj komunitetit ishin pjesë e njeriut që njohëm. Do të na mungojnë mirësia e tij, prania e tij mes nesh dhe shpresa që sillte çdo jetë e re e përkushtuar ndaj vendit të vet.
Sot, dhimbja jonë bashkohet me dhimbjen e familjes Ivanaj, të të afërmve dhe të miqve të tij. Në emër të shoqatës, u shprehim ngushëllimet më të thella. Zoti u dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme.
U prehsh në paqe, Dodë Ivanaj. Dashuria jote për atdheun dhe kujtimi yt do të jetojnë në zemrat tona. 🕊️🇦🇱





