AKTUALE

Rina Ajdari: Integrimi evropian kërkon reforma, sundim të ligjit dhe respektim të të drejtave të komuniteteve

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, bëri të ditur se në takimin e sotëm me anëtarët e Komitetit të Përzier Parlamentar (KPP) të Parlamentit Evropian është diskutuar procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe sfidat që duhet të adresohen në këtë drejtim.Sipas Ajdarit, në fokus të takimit ishin reformat, sundimi i ligjit, funksionimi i institucioneve, si dhe respektimi i barazisë dhe të drejtave të bashkësive etnike.“Veçanërisht u theksua rëndësia e Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimit të drejtë dhe garantimit të të drejtave gjuhësore”, theksoi Ajdari.Ajo tha se gjatë takimit janë ndarë edhe qëndrimet për nevojën që procesi evropian i vendit të jetë i qartë, gjithëpërfshirës dhe i orientuar drejt rezultateve të qëndrueshme.Sipas deputetes së BDI-së, avancimi në rrugën drejt Bashkimit Evropian kërkon reforma të qëndrueshme, institucione funksionale dhe respektim të parimeve të barazisë dhe të drejtave të të gjitha komuniteteve.Ja postimi plotë:Në takimin e sotëm me anëtarët e Komitetit të Përzier Parlamentar (KPP) të Parlamentit Evropian, diskutuam për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe sfidat që duhet të adresohen në këtë rrugëtim.Në fokus ishin reformat, sundimi i ligjit, funksionimi i institucioneve, si dhe respektimi i barazisë dhe të drejtave të bashkësive etnike. Veçanërisht u theksua rëndësia e Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimit të drejtë dhe garantimit të të drejtave gjuhësore.Njëkohësisht, ndamë qëndrimet tona për nevojën që procesi evropian të jetë i qartë, gjithëpërfshirës dhe i orientuar drejt rezultateve të qëndrueshme.

Banner

Related posts

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër ka ndihmuar familjen Ademaj nga Peja me 3000 euro. 

admin

LIGJERATË LUFTARAKE NË MALET E SHARRIT LEGJENDAR

Gjyla Halili

Gjykata nuk shqipton gjoba për shkelësit e zbatimit të gjuhës shqipe

Gjyla Halili