AKTUALE

Nikollë Camaj: 20 vjet nga “Fluturimi i Shqiponjës”, kërkohet drejtësi dhe kërkim-falje

Sot shënohen 20 vjet nga operacioni i njohur si “Fluturimi i Shqiponjës”, ngjarje e rëndë për familjet malësore, të cilat në atë kohë u arrestuan, u torturuan dhe u akuzuan për terrorizëm.

Në një reagim me rastin e 20-vjetorit, nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, rikthen në vëmendje këtë ngjarje dhe kërkon që e vërteta të dalë në dritë dhe të vendoset drejtësia.

Camaj thekson se çështja e trajtimit të familjeve malësore është tashmë pjesë e procedurave në Parlamentin e Malit të Zi, duke shprehur pritjen që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara.

“Ky terror shtetëror mbi malësorët e kemi futur në procedurë në Parlamentin e Malit të Zi dhe pres që e vërteta të dalë në shesh, e dëmi të paguhet”, shprehet Camaj.

Ai gjithashtu thekson se mbetet në pritje të një kërkim-faljeje publike për ngjarjet e “Fluturimit të Shqiponjës”.

“Natyrisht se mbetem në pritje të kërkim-faljes publike për ‘Fluturimin e Shqiponjës’ nga pala e bërësve”, deklaron nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj.

Banner

Related posts

Zgjidhet pasuesi i Trudeau, Mark Carney do të bëhet kryeministri i ri i Kanadasë

Gjyla Halili

Haxhi, besimtarët nga Shkupi u nisën drejt Mekës

Gjyla Halili

Reduktimi i pranisë policore te objektet komunale në veri, Lajçak: Hap i rëndësishëm drejt depëshkallëzimit të situatës

admin