AKTUALE

25 vite miqësi, respekt dhe biseda: Ali Ahmeti i jep lamtumirën Nexhës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të Nexhadi Lutfisë – Nexhës, të cilin e ka kujtuar me respekt dhe mirënjohje për një marrëdhënie të veçantë që ka zgjatur për më shumë se dy dekada.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Nexhadi Lutfisë – Nexhës.

Që nga viti 2001 e deri para dy muajsh, Nexha ka qenë pranë meje në një mënyrë të veçantë. Me duart e tij të shkathëta është kujdesur për pamjen time, por me kalimin e viteve, marrëdhënia jonë u shndërrua në shumë më tepër se kaq: në miqësi, respekt dhe një afërsi të veçantë njerëzore.

Gjatë atyre takimeve tona të rregullta, përveç bisedave të zakonshme, kemi diskutuar shpesh edhe për zhvillimet politike e shoqërore. Nexha ishte njeri kureshtar, i vëmendshëm dhe me interes të veçantë për atë që ndodhte rreth nesh. Shpesh, në ato biseda të thjeshta, lindnin edhe diskutime të rëndësishme, me pyetje, vërejtje dhe këndvështrime që dëshmonin për një njeri që e ndiqte me shumë interes kohën në të cilën jetonte.

Sot nuk humba vetëm një njeri që për 25 vite kujdesej për pamjen time. Humbëm një mik, një bashkëbisedues dhe një njeri të mirë, prania e të cilit ishte bërë pjesë e përditshmërisë sonë.
Do ta kujtoj gjithmonë me respekt, mirënjohje dhe mall.

U prehtë në paqe, Nexha. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën”, ka shkruar Ahmeti.

Banner

Related posts

Faton Ahmeti, BDI: Qeveria po e shtyn vendin drejt gjendjes para vitit 2001

Gjyla Halili

Besimi: Fletobligacionet e qytetarëve janë investim pa rrisk që do t’u sjellë rendimente qytetarëve

admin

Besimtarët ortodoksë festojnë Krishtlindjet

Gjyla Halili