AKTUALE

Ramiz Lladrovci takon banorët e Polluzhës: Dikush e ka logon e dikush e ka zemrën e PDK’së, vazhdojmë edhe katër

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili është kandidat edhe për një mandat tjetër në krye të kësaj komune me ‘’Për Drenasin Kampion’’, ka vazhduar fushatën në Polluzhë.

Ai është pritur nga një numër i madh i banorëve atje.

‘‘Polluzhë, më 15 shtator 2025. Faleminderit 101 herë, vazhdojmë edhe katër!’’, ka shkruar ai.

Para qytetarëve atje, Lladrovci ka thënë se askush s’e ka bërë krenare PDK-në se sa Drenasi për 9 vite nën qeverisjen e tij.

E keni të qartë tashmë pse ka ardhë deri të kjo që dikush e ka logon edhe dikush e ka zemrën e PDK-së. Qoftë se ka dikush në këtë vend që e ka bë më shumë krenar PDK se Drenasi për 9 vjet në krye me mu, le të del e të me tregon. Për 26 vjet, e deri sot e kam me vazhdu, që nuk ka me pas njeri që ka punuar me përgjegjësi, transparencë me llogaridhënie, me zbatim të ligjit edhe që ka sjellë grant përformancës’’, ka thënë ai.

Banner

Related posts

“Kërçova e Rinisë” – Takim rinor me Fatmir Deharin, i pranishëm edhe Ali Ahmeti

Gjyla Halili

Këshilli komunal i Sarajit miratoi vendimin për themelimin e Shkollës Fillore në Kopanicë

Gjyla Halili

Përparim Rama e Ali Ahmeti takohen në Tiranë në protestën për mbrojtjen e UÇK-së

Gjyla Halili