AKTUALE

PËRSHËNDETJE NGA ZEMRA I DASHUR DHE SHUMË I NDERUAR PROFESOR MUSA MUSLIU

Edhe një herë, Ju falënderoj me gjithë zemër që ma bëtë të mundur ta pinim kafe e verë së bashku dhe ta kalonim atë takim, sado të shkurtër në kohë, por jashtëzakonisht të madh në vlerë për mua!

I dashur Prof. Musa Musliu, ka çaste që zgjasin vetëm pak minuta, por mbeten të gdhendura përgjithmonë në kujtesën dhe në zemrën e çdo njeriu!
Edhe për mua, i tillë ishte dhe mbetet takimi ynë më 22 Korrik 2026!

Pata nderin dhe kënaqësinë e madhe të jem pranë një personaliteti siç jeni Ju, të cilin e kam dashur dhe respektuar gjithmonë dhe vazhdoj ta respektoj për dijen, urtësinë, kulturën, fisnikërinë dhe madhështinë njerëzore!

Ju, i dashur Profesor, nuk ishit vetëm mësuesi ynë i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe!

Ju ishit edukator brezash, udhërrëfyes i mendjes dhe i shpirtit, njeriu që na mësoi ta duam Gjuhën Shqipe, librin, popullin, Kombin dhe Atdheun me zemër e me ndërgjegje të lartë e të pastër!

Sapo u ktheva nga takimi dhe kur arrita në shtëpi, mora lapsin dhe shkruajta një shkrim për takimin!

Nuk shkrova vetëm me mendje, por shkrova edhe me zemër!

Çdo rresht i shkruar lindi nga emocionet që më zgjuan biseda, kujtimet dhe kënaqësia e atij takimi të paharruar në restorantin e mrekullueshëm të Hotel Astoria në Gjilan!

Shpresoj që shkrimi t’Ju ketë pëlqyer!

E kam shkruar me sinqeritet të plotë, me dashuri, me mirënjohje dhe me respekt të veçantë e të thellë, duke u përpjekur që, qoftë edhe pjesërisht, t’i përcjell ndjenjat që përjetova në ato çaste të paharruara!

Ishte një nder i veçantë të isha pranë Jush i dashur Profesor!

Ato pak çaste nuk do t’i harroj kurrë, do më mbeten në kujtesë përgjithmonë!

Do të mbeten përgjithmonë ndër kujtimet më të bukura të jetës sime!

Biseda që e bëra me Ju më riktheu në vitet e rinisë, në bankat e shkollës, në kohën kur formoheshin karakteret dhe ndërtoheshin idealet, për realizimjn e të cilave më vonë morra pushkën e lirisë dhe dola në male për të luftuar kundër Serbisë pushtuese!

Gjuthashtu takimi më rikujtoi njerëz të mirë, ngjarje të paharruara dhe një kohë që, edhe pse ka kaluar, vazhdon të jetojë fuqishëm në kujtesën time!

Sa më shumë që do të kalojë koha, aq më tepër bindem se madhështia e njeriut nuk matet me postet, me titujt apo lavdërimet, por me thjeshtësinë, me fisnikërinë, me urtësinë dhe me dinjitetin njerëzor e kombëtar, që ruan gjatë gjithë jetës!

Pikërisht këto virtyte Ju kanë dalluar gjithmonë dhe Ju bëjnë të mbeteni një figurë e respektuar e një profesor i paharruar jo vetëm për mua, por për breza të tërë nxënësish!

I dashur Profesor,
Ju uroj, nga thellësia e zemrës, shëndet të plotë, jetë të gjatë dhe lumturi!

Uroj që ditët Tuaja të jenë gjithmonë të mbushura me dashurinë e fëmijëve, të nipërve e të mbesave, me respektin e miqve dhe me mirënjohjen e mijëra nxënësve që patën fatin të edukohen nga Ju e të kalojnë nëpër duart Tuaja!

Ju falënderoj edhe një herë për kohën që ma kushtuat dhe për nderin që ma bëtë me atë takim të paharruar e të pashlyeshëm!

Për mua ai takim do të mbetet një kujtim i çmuar, një kujtim që nuk do ta zbehë kurrë koha!

Buzëqeshja Jotë do jetë përgjithmonë në sytë e mi!

Me respektin, mirënjohjen dhe konsideratën më të thellë,
Ish-nxënësi Juaj përherë mirënjohës!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 24 Korrik 2026!

Banner

Related posts

Bexheti: Nëse cënohet Ligji i gjuhëve do të ketë krizë politike

Gjyla Halili

Tre mandate në krye të Kërçovës, Dehari: Jeta e qytetarëve ka ndryshuar, vazhdojmë të punojmë akoma më shumë

Gjyla Halili

BDI reagon ashpër ndaj vendimit për ndërprerjen e projektit: Problemi nuk është teknik, është politik

Gjyla Halili