AKTUALE

Milionat në pyetje, ja sa para pritet t’i fitojë shqiptari nga dueli me Anthony Joshuan

Milionat në pyetje, ja sa para pritet t’i fitojë shqiptari nga dueli me Anthony Joshuan.

Mbrëmjen e sotme, boksieri shqiptar Kristian Prenga do të ngjitet në ring për sfidën më të madhe të karrierës, ku do të përballet me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, në Xheda të Arabisë Saudite.

Përveç rëndësisë sportive, dueli do t’u sjellë të dy boksierëve edhe përfitime të konsiderueshme financiare

Sipas raportimeve të mediave britanike, fondi total i pagesave për këtë përballje vlerësohet në rreth 5 milionë funte.

Nga kjo shumë, Anthony Joshua pritet të arkëtojë rreth 4 milionë funte, ndërsa Kristian Prenga rreth 1 milion funte, megjithëse organizatorët nuk i kanë konfirmuar zyrtarisht këto shifra.

Për Prengën, kjo pritet të jetë pagesa më e madhe e karrierës së tij. Promotori amerikan Lou DiBella ka bërë të ditur se boksieri shqiptar do të paguhet me një shumë të madhe, duke theksuar se kjo është shumëfish më e lartë se çdo honorar që ai ka përfituar më parë.

Duhet cekur që të ardhurat e të dy boksierëve do të rriten edhe më shumë nga elemente dytësore, në veçanti nga marketingu.

Banner

Related posts

Nikolloski: Të punësuarit në HM dhe Postat e Maqedonisë do të marrin paga

Gjyla Halili

BDI: Derisa “Vlen” flen, Kostadinovski i Kushtetueses thellon bashkëpunimin me Serbinë në Beograd

Gjyla Halili

Gjithçka gati për tubimin qendrorë të Forumit Shqiptarë

admin