AKTUALE

Organizatorët e EXPO TRIESHI 2026 shprehin mirënjohje për donatorët dhe bashkëpunëtorët

Me rastin e manifestimit EXPO TRIESHI 2026, i cili u mbajt më 18 tetor 2026, organizatorët kanë shprehur mirënjohjen e tyre të sinqertë për të gjithë donatorët, bashkëpunëtorët, mediat, ekspozuesit dhe pjesëmarrësit që kontribuuan në realizimin dhe suksesin e këtij aktiviteti.

Në mesin e donatorëve që mbështetën manifestimin janë Komuna e Tuzit, me një kontribut prej 3.250 euro, Organizata Turistike 2200 euro, Fondi Humanitar Trieshi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 2.000 dollarë, Jehona e Malësisë nga Michigan-i, me 2.000 dollarë, Art Keramik, me 500 dollarë, si dhe Euro Petrol, me 500 euro.

Organizatorët shprehën mirënjohje edhe për përfaqësuesit e institucioneve, organizatave dhe bizneseve që u bënë pjesë e këtij aktiviteti, përkatësisht kryetarin e Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj; drejtorin e Organizatës Turistike, Alen Gjokaj; kryetarin e Fondit Humanitar Trieshi, Gjon Gjokaj; kryetarin e Jehonës së Malësisë, Zef Berishaj; pronarin e Art Keramik, Mark Gjolaj; dhe pronarin e Euro Petrol, Nrek Gojçaj.

Në mesazhin e tyre të falënderimit, organizatorët theksuan se mirënjohja është e njëjtë për çdo donator, pavarësisht vlerës së kontributit, duke vlerësuar solidaritetin dhe përkushtimin e të gjithë atyre që mbështesin ruajtjen dhe promovimin e traditave, kulturës dhe identitetit të Trieshit.

Ata falënderuan gjithashtu mediat për pasqyrimin e manifestimit, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët, ekspozuesit dhe pjesëmarrësit që kontribuuan në mbarëvajtjen e tij.

„Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë ndaj Trieshit! Së bashku për Trieshin dhe traditat tona!”, thuhet në mesazhin e organizatorëve të EXPO TRIESHI 2026.

Ja postimi plotë:

🙏 FALËNDERIM – EXPO TRIESHI 2026

Me rastin e manifestimit EXPO TRIESHI 2026, të mbajtur më 18 tetor 2026, shprehim falënderimet dhe mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë donatorët dhe bashkëpunëtorët që mbështetën këtë aktivitet.

Donatorët tanë:
Komuna e Tuzit – 3.250 €
Kryetari Lindon Gjelaj

Organizata Turistike –
2.200 €
Drejtori Alen Gjokaj

🇺🇸 Fondi Humanitar Trieshi – 2.000 $
Kryetari Gjon Gjokaj

🇺🇸 Jehona e Malësisë, Michigan – 2.000 $
Kryetari Zef Berishaj

Art Keramik – 500 $
Pronari Mark Gjolaj

Euro Petrol – 500 €
Pronari Nrek Gojçaj

Një falënderim i veçantë për mediat, bashkëpunëtorët, ekspozuesit dhe të gjithë pjesëmarrësit që kontribuan në suksesin e këtij manifestimi.

❤️ Mirënjohja jonë është e njëjtë për çdo donator, pa dallim kontributi!

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë ndaj Trieshit!

🤝 Së bashku për Trieshin dhe traditat tona!

Organizatorët e EXPO TRIESHI 2026

Banner

Related posts

BDI: Nikollovski konfirmoi që askush nga BDI nuk ka blerë tokë në rrugën Shkup – Bllacë

Gjyla Halili

LSDM: Me Pendarovskin qytetarët marrin anëtarësimin në BE me Siljanovskën izolimin

Gjyla Halili

Shqiptarja diplomoi në Universitetin e Harvardit me veshje kombëtare

admin