AKTUALE

Nikollë Camaj: Tani më shumë se kurrë duhen dinjiteti, kujtesa dhe uniteti

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka reaguar pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Camaj e ka cilësuar këtë si një ditë të rëndë për kombin shqiptar dhe veçanërisht për Kosovën, duke theksuar se aktgjykimi i shkallës së parë nuk përbën vendim të formës së prerë.
“Ky aktgjykim i shkallës së parë nuk mund të jetë vendim i formës së prerë. Rruga për drejtësi vazhdon dhe besimi ynë është se në fund drejtësia do të triumfojë dhe pafajësia do të vërtetohet”, është shprehur Camaj.
Ai ka vënë në pah edhe rëndësinë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, duke i cilësuar SHBA-të partner dhe mik kryesor në procesin e çlirimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.
“UÇK-ja ishte ushtria çlirimtare që u ngrit për të mbrojtur popullin e Kosovës, e jo për të kryer krime mbi të tjerët”, ka deklaruar Camaj.
Në fund, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi ka bërë thirrje për ruajtjen e dinjitetit, kujtesës dhe unitetit.
“Prandaj, të ruajmë dinjitetin, kujtesën dhe unitetin”, ka përfunduar Camaj.

Ja postimi i plotë:

Ditë e rëndë për kombin shqiptar, e veçanërisht për Kosovën.

Aktgjykimi i shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është një moment i dhimbshëm për Kosovën dhe për mbarë kombin shqiptar.

Ky aktgjykim i shkallës së parë, nuk mund të jetë vendim i formës së prerë. Rruga për drejtësi vazhdon dhe besimi ynë është se në fund drejtësia do të triumfojë dhe pafajësia do të vërtetohet.

Në këtë rrugëtim, presim dhe llogarisim në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, partnerit dhe mikut kryesor në procesin e çlirimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Perndryshe, UÇK-ja ishte ushtria çlirimtare që u ngrit për të mbrojtur popullin e Kosovës, e jo për kryer krime mbi të tjerët.

Prandaj, të ruajmë dinjitetin, kujtesën dhe unitetin.

Banner

Related posts

Përfaqësues të Universitetit të Tetovës realizuan vizita në universitetet e Suedisë dhe Sllovenisë

Gjyla Halili

Zef Berishaj me mesazh të fuqishëm në Ditën e Komunës: “Bashkimi ynë është forca jonë, e ardhmja përgjegjësia jonë”

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili