AKTUALE

MARK PASHKU LUCGJONAJ FITON ÇMIMIN “SHTIGJEVE TË BESËS” NË PANAIRIN E LIBRIT NË TUZ

Shkrimtari Mark Pashku Lucgjonaj është shpallur fitues i çmimit “Shtigjeve të Besës” për Autorin më të Mirë, për veprën e tij “Livia”, në kuadër të Panairit të 7-të Ndërkombëtar të Librit në Tuz.
Çmimi iu dha më 9 shtator 2026 nga juria profesionale e konkursit, e përbërë nga Behar Gjoka, kryetar, dhe Ledia Dushi e Haxhi Shabani, anëtarë.

Panairi i Librit në Tuz, i organizuar nga Komuna e Tuzit përmes Sekretariatit për Vetëqeverisjen Lokale, zhvillohet këtë vit nën moton “Libri, urë mes dijes dhe kulturës”, duke sjellë së bashku autorë, studiues, botues dhe lexues në një program të gjerë letrar e kulturor.

Urime Mark Pashku Lucgjonajt për këtë vlerësim dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë e tij letrare!

Banner

Related posts

S’ka protesta në Vrapçisht, komuna funksionon normalisht

Gjyla Halili

MPB: Ka rënë sistemi për kontroll në vendkalimet kufitare, lëshohen vetëm raste urgjente

admin

Një opozitë e dobët nuk është e mirë as për shtetin e as për pushtetin!

Gjyla Halili