AKTUALE

Begaj uron 1 majin: Nderojmë dinjitetin e punës

Presidenti Bajram Begaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, iu drejtua me një mesazh urimi të gjithë qytetarëve shqiptarë që siç u shpreh ai, jetojnë e punojnë me punë të ndershme.

Përmes një kartoline në profilin zyrtar në rrjetet sociale, Presidenti uroi punëtorët për 1 Majin, duke nderuar dinjitetin e punës dhe në veçanti profesionet e vështira.

Kreu i Shtetit shprehu ndaj tyre falënderim për kontributin që japin në ekonominë e vendit.

“Urimet e mia në këtë 1 Maj për të gjithë njerëzit e punës! Sot ne nderojmë punën e vështirë e të ndershme dhe përkushtimin ndaj saj, nderojmë dinjitetin e punës dhe kontributin që punëtorët kanë në ekonominë shqiptare”, shkruan Begaj.

“Për të gjithë punëtorët: Faleminderit!”, shkruan Presidenti Begaj në mesazhin për 1 Majin.

Banner

Related posts

Besiana Mehmedi shpallet “Ambasador i Paqes” në Tiranë

Gjyla Halili

Kryetari i Vatrës në Hartford z.Ilir Gjomarkaj dhuroi 300 usd për gazetën Dielli

Gjyla Halili

Kryetari i shoqërisë “Lëvizja” Xhevat Bislimi mori pjesë në inaugurimin e shtatores së Heroit të Kombit Afrim Zhitia

Gjyla Halili