AKTUALE

Mickoski pret dhjetëra investime të mundshme turke pas forumit të biznesit në Stamboll

Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se pas forumit të biznesit në Stamboll, i cili u mbajt javën e kaluar, pret që disa dhjetëra investime potenciale turke të operacionalizohen në Maqedoni.

Siç theksoi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, presidenti Erdogan i ka thënë se personalisht do të përpiqet të tërheqë sa më shumë investitorë turq në Maqedoni.

“Si rezultat i forumit të biznesit, në periudhën e ardhshme pres që disa dhjetëra investime potenciale të operacionalizohen. Presidenti Erdogan më tha se personalisht do të përpiqet që sa më shumë investitorë turq të vijnë në Maqedoni, dhe detyra jonë është ta njohim këtë dhe të hapim vende të reja pune, si dhe të përpiqemi t’i kthejmë në shtëpi ata që janë jashtë shtetit përmes vendeve të reja të punës të paguara mirë”, theksoi Mickoski.

Ai është decid se investimi i ri që sot e paralajmëroi për kompaninë “Xhavo Otomotiv” në ZZHTI Tetovë do të realizohet me siguri, për të cilën, tha, tashmë është nënshkruar marrëveshja për mbështetje me Qeverinë.

Banner

Related posts

Siljanovska Davkova: Krenaria nuk mund të blihet e as të dhurohet. Krenaria është e merituar

Gjyla Halili

Këshilli i BE-së, për RMV-në: Zbatoni ndryshimet kushtetuese dhe reformat

Gjyla Halili

Bexheti në konak te familja Elmazi në Semenisht

Gjyla Halili