AKTUALE

Mickoski paralajmëron ndryshime të mundshme në Qeveri pas ristrukturimit partiak

Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, nuk përjashton mundësinë e ndryshimeve në përbërjen e Qeverisë, por thekson se për momentin është ende herët për të dhënë detaje konkrete.

I pyetur nëse do të ketë zëvendësime të ministrave dhe nëse është i pakënaqur me punën e ndonjërit prej tyre, Mickoski u shpreh se do të duhet durim.

“Të kemi durim për disa javë ose muaj. Derisa të jem i sigurt për atë që e them, nuk do të them as emër dhe as proces”, deklaroi ai.

Kryeministri bëri të ditur se fokusi aktual është te ristrukturimi i partisë që ai drejton, proces që pritet të përfundojë deri në fund të prillit ose në fillim të majit.

“Pres që deri në fund të prillit ose fillim të majit ta mbyllim strukturën e brendshme dhe më pas, në maj-qershor do t’i përkushtohemi marrëveshjeve ndërkoalicionuese, lëvizjeve kadrovike, freskimeve dhe rokadave institucionale”, shtoi Mickoski.

Sipas tij, periudha maj-qershor do të jetë vendimtare për çdo ndryshim të mundshëm në ekzekutiv, duke lënë të hapur mundësinë për rikonfigurim të koalicionit qeveritar dhe rifreskim të përbërjes së institucioneve.

Banner

Related posts

BDI: Dënojmë deklaratat skandaloze të deputetit të VMRO, vendi ecën rrugës europiane

admin

Forumi Shqiptarë:”Zhvillimi është detyra dhe qëllimi ynë,rruga Dheu i Zi-Shipshanik-Dushiq-Vuksanlekaj prioritet i mandatit 2023-2027″

admin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, thërret:  Mbledhjen e Përgjithshme të BDI-së.

Gjyla Halili