AKTUALE

“Pa maska, me parime: “Rinia e Sellcës zgjedh rrugën e dinjitetit — pas Bajram Rexhepit!”

“Nëse u vendos maska njerëzve, shfaqet fytyra e tyre e vërtetë.”
Por rinia e Sellcës sot është pa maska, me qëndrime të qarta, të bashkuar dhe të vendosur në mbështetje të ideologjisë dhe vlerave të Bajram Rexhepit.

Të rinjtë e kësaj ane po e dëshmojnë se parimi është më i fortë se servilizmi modern. Ata janë rreshtuar me Aleancën Kombëtare për Integrim, të bindur se e ardhmja ndërtohet me veprim të ndershëm sot, jo me premtime boshe apo interesa të ngushta.

Në një atmosferë të mbushur me entuziazëm dhe ndjenjë përgjegjësie, rinia e Sellcës deklaroi se nuk do të lëkunden nga asnjë lloj presioni apo joshjeje, por do të mbeten të palëkundur në mbështetjen e bashkëvendasit të tyre — pa imponim, pa rryshfete dhe pa pazare politike.

“Jemi krenarë që jemi në kahun e duhur të historisë. Krenarë që jemi bashkë, që ndajmë të njëjtin ideal dhe që rreshtohemi pas Bajram Rexhepit,” — shprehet përfaqësuesi i rinisë së Sellcës, Jeton Beqiri.

Kjo lëvizje shënon një moment të rëndësishëm për strukturimin e brezit të ri politik, që synon një të ardhme të ndërtuar mbi vlera, përgjegjësi dhe bashkim kombëtar.

Banner

Related posts

ENDE NUK KA SHKUAR NË PRESIDENCË LIGJI PËR PAGËN MINIMALE

admin

Kërcënimet me bomba, Spasovski: Hetimet vazhdojnë, opinioni do të njoftohet me kohë

admin

Thaçi: Albin Kurti nuk e përkrah opozitën shqiptare

Gjyla Halili